1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Sa të sigurta janë e-mailet në Gjermani?

Google skanon e-maile për reklamat e saj, NSA tërheq të dhëna në emër të sigurisë kombëtare. Në Gjermani e-maili hyjnë në sekretin e telekomunikacionit, por realiteti është ndryshe.

Të paktën që nga viti 1949 fshehtësia e telekomunikacionit është një nga të drejtat themelore në Republikën Federale të Gjermanisë. Kjo fjali mbetet e pandryshuar në paragrafin dhjetë, nenin një të kushtetutës: "Sekreti i korrespondencës, si dhe i postës dhe telekomunikacionit janë paprekshëm."

Si një nga metodat më moderne të komunikimit edhe e-maili duhet të jetë nën mbrojtjen e kushtetutës, sepse sipas Dudenit fjala "e-mail" ka këtë përkufizim: "Shkëmbim i të dhënave dhe mesazheve elektronike përmes kompjuterit." Pra ne nuk duhet të shqetësohemi, sepse juridikisht e-mailet janë të mbrojtura nga sytë e huaj.

„Përdoruesit e g-mail të mos presin të kenë privatësi.“

Pamje simbolike

Pamje simbolike

Me më shumë se 400 milionë përdorues "g-mail" i Google është shërbimi më i përdorur në gjithë botën. Edhe në Gjermani gjiganti i internetit zë 17 për qind të tregut. Në faqen se saj, që shpjegon mbrojtjen e të dhënave, siguria dhe mbrojtja e tyre kanë prioritet të lartë për Google. Aty thuhet se Google punon vazhdimisht për të siguruar një nivel të lartë të sigurisë dhe privatësisë.

Por në një porces gjyqësor të kohëve të fundit juristët e Google treguan pikërisht të kundërtën. Ata theksojnë, se përdoruesit e g-mail nuk duhet të presin asnjë farë privatësie. "Kush i dërgon një letër partnerit të tij në biznes, nuk duhet të habitet, nëse letra hapet nga asistenti i kolegut. Përdoruesit e shërbimeve të sotme web-mail nuk duhet të habiten, në qoftë se e-mailet e tyre gjatë dorëzimit përpunohen nga asistenti i marrësit, pra nga ofruesi i shërbimit. "

Të fitosh para me e-maile

Google pohon se e-mailet, që janë ruajtur në serverin e g-mailit, skanohen në mënyrë mekanike për të parandaluar viruset dhe spam-et. Por nuk hyhet në përmbajtjen e trafikut të maileve. Në të njëjtën kohë Google thekson se kërkimi automatik shërben edhe për të futur në e-maile reklama të lidhura me kontekstin.

Eksperti i rrjetit Andreas Bogk nga Klubi Kaosi Kompjuterik thotë në një intervistë me DW, se ky fakt nuk është shumë befasues, sepse duket prej kohësh se Google e bën këtë. "Problemi këtu është, se tani bëhet e qartë, se ofruesit e e-maileve kanë qasje në përmbajtjen e maileve të klientëve të tyre." Andreas Bogk thekson se Google rezultatet e analizuara nuk i mban vetëm për vete, por ua vë në dispozicion edhe partnerëve të tjerë. Edhe autoritetet shtetërore kanë qasje në to. Ai supozon, se "kjo vlen për të gjithë ofruesit e email-eve, sidomos për ato nga SHBA."

Pamje simbolike

Pamje simbolike

E-Mail made in Germany – siguri më e madhe e të dhënave?

Disa ekspertë mendojnë se njerëzit mund ta mbrojnë më mirë sferën e tyre private, duke mos përdorur shërbime amerikane e-maili. Në kuadër të aferës së NSA-së edhe ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich e ka bërë këtë propozim në mënyrë eksplicite: "Kush frikësohet, se komunikimi i tij zbulohet në një farë mënyre, duhet të përdorë shërbime, që nuk kalojnë nëpër serverat amerikanë."

Në Gjermani ka me sa duket rregulla më të rrepta ligjore për mbrojtjen e të dhënave dhe firmat gjermane të internetit shfrytëzojnë shansin, për të bërë reklamë për vete. Kështu Deutsche Telekom, GMX dhe Web.de në fillim të gushtit nisën një fushatë për dërgim të sigurtë të maileve. "E-Mail Made in Germany". Ofruesit këtu premtojnë kodimin e postës elektronike dhe përpunimin e të dhënave vetëm në përputhje me rregullat gjermane të mbrojtës të të dhënave. Në këtë mënyrë e-maili do të bëhej "në Gjermani në përgjithësi i sigurt" sepse "mbrojtja e sferës private është gjë e madhe."

I pyetur nga DW Telekomi gjerman ka garantuar se koncerni nuk i jep të dhëna shërbimeve të huaja. Zëdhënësi i shtypit Andreas Middel tha për DW: "Një strategji të tillë si Google ne nuk ndjekim."

De facto: "Siguri absolute nuk ka"

Pamje simbolike

Pamje simbolike

Por ekspertët dyshojnë për këtë garanci. Ata thonë se posta elektronike kodohet vetëm ndërmjet serverve të Telekomit, GMX-it dhe Web.de-së, me të tjerët jo. Autoritete si NSA-ja mund të tërheqin të dhëna në ndonjë nyje të rrjetit dhe me truket teknike të hyjnë në emailet e ruajtur në server. "Ky është marketing. Është mirë që përdorin kodimin, por ai është një mbrojtje relativisht e vogël", thotë Andreas Bogk nga Klubi i Kaosit Kompjuterik. Ai thekson se " postë elektronike njëqind për qind të sigurt nuk ka."