1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Sa të sigurta janë bankat?

Numri i bankave të nivelit të lartë në forumin e ekonomisë botërore është i lartë. Megjithatë, edhe në Davos bëhen diskutime, nëse tregjet financiare janë bërë më të sigurta që prej krizës.

Mendimi se bankat dhe tregjet financiare janë bërë më të sigurta pesë vjet pas krizës, është mjaft i përhapur ndër pjesëmarrësit e Forumit Ekonomik Botëror. Douglas Flint, për shembull, kryetari i HSBC, njërës nga bankat më të mëdha të botës, mund të numërojë një listë të tërë detajesh, që mund ta konfirmojnë këtë. Më shumë kapital, më tepër para të rrjedhshme, rregullime më të rrepta, teste të rregullta stresi.

Douglas Flint HSBC Bank

Douglas Flint HSBC Bank

Bankës së tij iu desh të bënte madje edhe testamentin. Për këtë i detyron autoriteti mbikqyrës Financial Stability Board institutet që konsiderohen të rëndësishme për sistemin. Në më shumë se 10 mijë faqe aty përmendet se çfarë duhet bërë në rastin e një gjendjeje kritike, thotë Flint. "Me përjashtim të industrisë atomike, nuk ka fusha të tjera, të cilat duhet të paraqesin në mënyrë të detajuar plane për rastin e një ngjarjeje për të ardhur keq, e cila bën që të pësojë gjithçka kolaps".

Katastrofa natyrore dhe krahasime të tjera

Anat Admati, profesore për ekonominë financiare në universitetin Stanford në SHBA i quan problematike fjalët që përdor Flinti. Ai dhe bankierë të tjerë përpiqen që ta bëjnë krizën financiare të duket si katastrofë natyrore. "Ky krahasim është krejtësisht i papërshtatshëm. Në asnjë aspekt nuk patëm të bëjmë me një katastrofë natyrore", thotë ajo. "Krizat financiare bëhen nga njerëzit, dhe ka shumë përgjegjës."

Admati e krahason krizën financiare me një seri aksidentesh të rënda dhe shpërthimesh në një zonë banimi, e shkaktuar nga kamionë të mbingarkuar. Si reagim i vetëm pasoi një kufizim i shpejtësisë me pak kilometra në orë, ndryshe nuk ndryshoi asgjë.

Siguria dhe aftësia për rendiment

Antony Jenkins shef i Bankë së madhe britanike Barclays

Antony Jenkins shef i Bankë së madhe britanike Barclays

Antony Jenkins, shef i Bankë së madhe britanike Barclays, thotë se puna natyrisht është ndryshe. "Sot sistemi është më i sigurtë se në 2008-ën. Por ai duhet të bëhet edhe më i sigurtë", thotë Jenkins. "Detyrë e shoqërisë tani është që të përcaktojë në një proces demokratik, si mund të kombinohen me njëri-tjetrin siguria dhe aftësia për rendiment".

Me fjalën "aftësi për rendiment", Jenkins përmend një argument të përdorur shpesh nga bankat: sa më të larta direktivat e sigurisë për bankat, aq më pak kredi do të japin ato, me pasoja negative për ekonominë. Ish-shefi i Bankës Qendrore të SHBA, Paul Volcker, e ka quajtur njëherë "budallallëk" këtë argument, thotë Anat Admati.

Por strategjia e bankave përballë politikës është e suksesshme. Vetëm në fillim të janarit u ul tavani i borxheve për bankat evropiane, për të mos i vënë ato në pozicion të pafavorshëm përballë bankave konkurrente amerikane.

Pak kapital vetjak?

Për eksperten e financave, Admati, kapitali i pakët vetjak megjithatë është problemi kryesor. "Kur kapitali vetjak i bankave është në përqindje njëshifrore, atëherë kjo është krejtësisht e pashëndetshme", thotë ajo. "Asnjë degë në të gjithë ekonominë nuk ka qasje kaq të lehtë tek paratë e lira si bankat. Por rreziku nuk prek vetëm bankat, por të gjithë ne."

Kur ekzistojnë kuota të ulëta kapitali, mjaftojnë tronditje të vogla, për të bërë që bankat të humbasin aftësinë paguese,kjo ka dalë qartë në krizën financiare. Barrën pastaj e mbajnë taksapaguesit. Prandaj Admati kërkon direktiva të ngjashme për bankat, siç kërkohen nga blerësit privatë të pasurive të patundshme: kapitali vetjak i bankave duhet të jetë 20 deri 30 përqind.

Por ka pak gjasa që kjo të zbatohet. Në vitet e ardhshme, kuota do të ngrihet në të gjithë botën nga dy në shtatë përqind, edhe kjo konsiderohet si sukses rregullativ.