1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Sa të angazhuar janë të rinjtë në Gjermani?

Të rinjtë në Gjermani konsiderohen si apolitikë. Por kjo është pjesërisht e vërtetë. Sipas një studimi ata ndjehen të lënë në baltë politika. OJQ-të kërkojnë më shumë mundësi për pjesëmarrje politike.

Halil Ergin është një shembull i vërtetë. 18-vjeçari është një prej anëtarve themelues të Organizatës për ndihmë refugjatëve 'Warburg'. Së bashku me të rinjtë e tjerë ai angazhohet për të drejtat e njerëzve që kanë gjetur strehim në vendlindjen e tij Höxter, në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë. Halili mban referate në shkolla dhe ndihmon refugjatët në jetën e përditshme, duke i shoqëruar ata nëpër zyrat e autoriteteve. Dhe ai përpiqet të senzibilizojë të rinjë të tjerë për këtë temë.

"Ne besojmë se ne të rinjtë mund të arrijmë më shumë. Ne duam që në të ardhmen në anën tonë të kemi sa më shumë njerëz që ndjejnë kënaqësi kur ndihmojnë të tjerët", sqaron Ergin. Numri i të rinjve që nuk ju intereson një gjë e tillë në Gjermani megjithatë është shumë i lartë. Kështu rezulton nga një studim i kryer me porosi të Shoqatës bamirëse gjermane për fëmijë.

Të lënë në baltë nga politika

Thomas Krüger, kryetar i Shoqatës bamirëse gjermane për fëmijë

Thomas Krüger, kryetar i Shoqatës bamirëse gjermane për fëmijë

Gjysma e 830 të anketuarve të moshës 10 deri në 17 vjeç, deklaruan se nuk duan të angazhohen në politikë. Një prej arsyeve të mundshme: Të rinjtë ndjehen të lënë në baltë nga politika. Dy të tretat e tyre kanë përshtypjen se qeveria federale është duke u angazhuar shumë pak për interesat e tyre. Edhe më e keqe është përshytja që kanë ata për autoritetet në nivel lokal. Vetëm 15 për qind mendojnë se politikanët lokalë kujdesen për shqetësimet e tyre.

Megjithatë ka shumë mundësi që tek të rinjtë të rritet interesimi për politikë. Sipas rezultateve të studimit të Shoqatës bamirës gjermane për fëmijë interesimi për pjesëmarrje në politikë rritet deri në moshën 15 vjeçare. Pastaj vjen deri te një ngecje. "Në këtë kohë tek të rinjtë ndryshon shumëçka edhe për shkak të moshës së pubertetit. Politika humb shumë të rinjë në këtë moshë për shkak se nuk ekziston këshillimi i duhur", thekson Thomas Krüger, kryetar i Shoqatës bamirëse gjermane për fëmijë në një intervistë me DW. Prandaj ai kërkon zgjerimin e mundësive për pjesëmarrjen e të rinjve.

Teoria është helm për angazhimin rinor

Në foto, Halil Ergin nga Organizata për ndihmë refugjatëve 'Warburg'

Në foto, Halil Ergin nga Organizata për ndihmë refugjatëve 'Warburg'

"Për të motivuar të rinjët për angazhim politik është i nevojshëm veprimi aktiv. Gjërat duhet të bëhen interesante në mënyrë që ato të jenë argëtuese për të rinjtë. Nëse gjithçka ndodh vetëm në teori atëherë ato shpejt do të bëhen të mërzitshme", thotë 18 vjeçari Halil Ergin. Realiteti dëshmon se ai ka të drejtë. Se angazhimi dhe veprimi kolektiv mund të sjellë ndryshime sociale, ka treguar në të kaluarën lëvizja anti-bërthamore. Sidomos në ditët e tij të hershme ai përbëhej kryesisht nga të rinjtë.

Edhe pse shumë djem dhe vajza duan të jenë të përfshirë në politikë dhe të ndikojnë në fushën e çështjeve shoqërore, shumë shpesh atyre u mungon informacioni "si". Sipas studimit në mesin e të rinjve ekziston një mungesë e madhe e informacionit rreth temës së pjesëmarrjes dhe përfshirjes. Pothuajse gjysma e të anketuarve nuk e di nëse ata mund të kenë ndikim në marrjen e vendimeve vendore ose mund të jenë të angazhuar politikisht. "Kjo mund të ketë të bëjë me punën e mangët publike. Por edhe për shkak se shërbimet ekzistuese në shkolla janë relativisht të panjohura. Politika duhet të sillet më afër në lëndët shkollore", thotë Kruger.

Mjedisi shoqëror nuk luan asnjë rol

Pamje nga protestat e lëvizjes anti-bërthamore

Pamje nga protestat e lëvizjes anti-bërthamore

Befasues është edhe një rezultat tjetër: sa i përket edukimit dhe angazhimit politik siç duket nuk ka dallime shoqërore. Sipas studimit të Shoqatës Bamirëse për Fëmijë më të infromuarat, me 31% janë shkollat e mesme të përgjithshme. Përveç kësaj nuk ka dallime të dukshme mes fëmijëve dhe të rinjve me apo pa sfond të migracionit.

Të paktë janë ata të rinjë që duan të angazhohen në ndonjë parti apo grupim politik. Në fushën e angazhimit social që është politikisht neutral, interesimi është më i madh, thotë aktivisti i ri Halil Ergin. Kështu vlerëson edhe kryetari i Shoqatës bamirëse për fëmijë, Thomas Krüger. "Prandaj duhet që shkolla por edhe familja dhe rrethi të punojnë dhe ta bëjnë të qartë: politika është diçka që u përket dhe prek të gjithë dhe duhet të jetë e arritshme për të gjithë."