1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Sa racistë janë gjermanët?

Niveli i racizmit në Gjermani është duke u rritur. Në Gjermaninë Lindore është në nivele më shqetësuese. Ndërkohë masat e qeverisë gjermane kundër racizmit nuk po funksionojnë. Po ku janë shkaqet e shtimit të racizmit?

"Arsyeja e vetme se pse të huajt vijnë këtu është se përfitojnë nga avantazhet e sistemit të ndihmës sociale”, është një nga alternativat e një sondazhi mbi racizimin të zhvilluar në 2500 shtëpi në gjithë Gjermaninë. 36% e gjermanëve janë “tërësisht dakort” me një thënie të tillë. 33 % mendojnë se “Kur ka pak vende pune të huajt duhet të largohen nga vendi.” Rreth 11% janë gjithashtu “tërësisht dakort” se “Nacional Socializmi ka disa të mira”.

Natyrisht që emigrantët në Gjermani janë të shqetësuar për ksenofobinë. Studimi i fundit i Universitetit të Lajpcigut tregoi jo vetëm që ksenofobia në Gjermani është në nivele të larta, por ajo është në rritje. Një tjetër e dhënë interesante e studimit është sa i përket të rinjve. Tek të rinjtë e 9 landeve të ish-Gjermanisë Perëndimore janë më pak racistë se breazt e mëparshëm, ndërkohë ata të Lindjes janë akoma më shumë racistë në krahasim me brezat e një dekade më parë. Niveli i racizimit i të rinjve në Lindje është i njëjtë me atë që kishin gjermano-perëndimorët të rritur dhe edukuar në regjimin e Hitlerit.

Lindja përballë Perëndimit

"Të moshuarit u rritën racistë dhe kjo zgjat. Sot ne kemi probleme në azilet e të moshurave sepse ata sulmojnë ndonjëherë personlin e huaj”, thotë Elmar Brähler, i cili është bashkëautor i studimit dhe profesor në Universitetin e Lajpcigut.

Sa i përket racizimit në rritje të të rinjve gjermano-lindorë, Brähler nuk është fort i sigurtë. "Ndoshta ka të bëjë më faktin e të rriturit në Gjermaninë Lindore, nuk e di. Në ish-Gjermaninë Lindore kishte shumë ekstremiste të djathë, çka mund të ketë prekur edhe brezat e rinj”, thotë ai për DW. Bähler përmend gjithashtu “hipotezën e kontaktit”, që do të thotë se racizmi është më i ulët në Perëndim të Gjermanisë, për shkak se njerëzit kanë patur më shumë kontakte më emigrantët.

Por kjo hipotezë nuk pranohet nga Anetta Kahane, drejtoresha e OJQ-së antiraciste Amadeu Antonio Stiftung. "Ka një ide se kush është më shumë në kontakt me emigrantët është më pak racist, por kjo nuk funksionon në Lindje”, thotë ajo për DW.

Një tjetër teori ka të bëjë edhe me papunësinë. “Në lindje pagat janë të ulëta, pensionet e ulëta dhe niveli i mirëqënies është 20% më pak”, thotë Bähler. Sipas faqes online Statista.de me bazë në Hamburg, papunësia në Gjermaninë Perëndimore është 6.3 përqind, ndërsa në atë Lindore 11.3%.

Si mund të rregullohet situata

Me racizimin në rritje, por ashtu si edhe kërkesën për punëtorë të kualifikuar duket se nuk do të jetë e lehtë për qeverinë gjermane të gjejë një zgjidhje. Një mundësi është shtimi i fushatave anti-raciste. Por për Kahane, OJQ-ja e së cilës ka marrë pjesë në më shumë se 300 programe anti-raciste në gjithë Gjermaninë, mënyra se si gjermanët e luftojnë racizimin nuk është e saktë.

Shuma prej 26 milion Eurosh të financuara nga Berlini çdo vit kundër racizimit, një pjesë e madhe humbet duke bërë studime ose reklama, thotë Kahane. OJQ-ja Amadeu përshembull, është duke punuar për rrjetin social "No Nazi Netz", që lufton ekstremizimin e djathtë në Internet. Amadeu kontribuoi me 100 mijë nga 200 mijë eruo që nevojiteshin për projektin, ndërkohë pjesa tjetër u mbulua nga shteti gjerman, që vuri edhe një afat tre vjeçar të përfundimit të projektit. Pra rrjeti do të duhet të mbyllet në vitin 2015.

Kahane thekson se projekte të tillë nuk duhet të kenë korniza kohore, por ato duhet të zgjasin për aq kohë sa të ketë nevojë. Një sistem i tillë sipas saj duhet të zbatohet në landet gjermane të Saksonisë dhe Saksonisë Anhalt, ku ajo e sheh mjaft problematike çështjen e racizmit, çka ka lidhje edhe me numrin e lartë të të papunëve. Sipas saj, atje duhet të shkojnë më shumë fonde se në lande të tjera ku racizmi ka nivele më të ulëta.

Autor: Conor Dillon/Amarildo Topi

Redaktoi: Auron Dodi