1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Sa ka lidhje atentati me myslimanizmin e shqiptarëve

Dy ditë pas atentatit të një të riu të lindur në Kosovë dhe të rritur në Gjermani, autorët e shkrimeve në të përditshmet gjermane janë ende të paqartë nëse atentati ka lidhje me myslimanizmin në Kosovë

Shtypi gjerman

Shtypi gjerman

Disa autorë bëjnë një analizë të lidhjes së shqiptarëve të Kosovës me fenë myslimane. Shkëputëm dy prej tyre:

Në numrin e sotëm të gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung, në artikullin me titull "Shqiptarët e Kosovës - formalisht myslimanë, këmbëngulin që janë laikë dhe proamerikanë", autori pasi përmend shifrat se mbi 90 përqind e popullsisë së Kosovës pranon formalisht myslimanizmin shpjegon se shifrat nuk thonë shumë për rëndësinë faktike të islamizmit në Kosovë, sepse "feja e shqiptarëve është shqiptaria", siç thotë një shprehje që sipas mendimit të tij e tregon mirë gjendjen.

Në jetën e përditshme ose në politikë mendon autori, islamizmi luan një rol të dorës së dytë. Një parti që kërkonte të fuste sherihatin, nuk pati asnjë shans për ta kaluar pengesën e kufirit minimal të votave për t'u futur në parlament: Elita kosovare thekson laicizmin.

Asnjë politikan, shkruan autori i FAZ, nuk ka shanse të marrë vota me parulla islamike. Kjo nuk është një nga arsyet më të rëndësishme, por është njëra prej tyre, pse shumë vende islame nuk e kanë njohur deri tani pavarësinë e Kosovës, ose e kanë njohur pasi ka kaluar kohë. Autori përmend vendet si Pakistani, Egjipti,apo Indonezia prej të cilave Kosova pret të njihet. Pavarësisht aspektit të të drejtës ndërkombëtare, një arsye tjetër për këto rezerva është edhe qëndrimi tejet pro amerikan i popullsisë shqiptare të Kosovës. Dhe më tej: "Shqiptarët e Kosovës e dinë se jo vetëm dëbimi i ushtrisë serbe, por edhe krijimi i shtetit u bë falë Uashingtonit."

Që islamizmi nuk gjen jehonë të madhe në Kosovë, mendon edhe Norbert Mappes-Niediek. Në shkrimin me titull "Feja e shtetit- Kombi", botuar në gazetën Frankfurter Rundschau, ai shkruan se megjithëse pjesa më e madhe e shqiptarëve të Kosovës janë pjesë e familjes myslimane, ata janë imunë ndaj joshjeve islamiste. Këtë e tregon edhe emërimi i një ish repisti si ministër kulture. Megjithatë mbetet të sqarohet nëse islamizmi në rritje atje ka lidhje me gjakderdhjen e shkaktuar nga Arid U. në Frankfurt. Një lloj feje e shtetit në Kosovë, është nacionalizmi shqiptar, "Islamizmi u detyrua tek shqiptarët". Kjo është formula me të cilën nacionalistët e vërtetë i kanë mbajtur larg muxhahedinët sauditë ose boshnjakë. Fëmijëve u ngjiten emra si Ilir apo Dardan, Vlora ose Teuta. Kush quhet Hajrudin, Nezir ose Muharrem, e zë turpi për emrin që ka.

Dhe më tej, Mappes-Niediek pasi vëren se pas 11 shtatorit në Kosovë ka mbretëruar solidaritet i qartë me çlirimtarët amerikanë, shton se që prej asaj kohe midis nacionalizmit shqiptar dhe fundamentalizmit mysliman është krijuar një urë ideologjike. "Nëse nuk do të kishim pranuar islamizmin, do të kishim qenë sot serbë po grekë," citon autori Abdi Baletën, një "shqiptaromadh" i cili nuk ka pas vetes shumë ithtarë në Shqipëri. Ddhe Kosova prej kohësh ka qenë e lirë nga ide të tilla, mendon autori.

Autor: FAZ/FR/Aida Cama

Redaktoi: Auron Dodi

DW.COM

  • Data 04.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10TWm
  • Data 04.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10TWm