1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Sa janë borxhet e Kosovës dhe kush i paguan?

Ekspertë të ekonomisë thonë se antarësimi i Kosovës në FMN do të krijojë siguri ekonomike, do ta rrisë imazhin e Kosovës në tregjet financiare dhe besimin e investitorë të huaj. Por Kosova ka edhe detyrime.

Logo e FMN

Antarësimi në FMN i shton Kosovës detyrimet.

Antarësimi i Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar do të pasojë edhe antarësimin në Bankën Botërore. Nga anëtarësimi në FMN, Kosova do të ketë përfitime ekonomike dhe politike. Do të ketë mundësi për marrjen e kredive për investime kapitale, duke u bërë kështu pjesë e zhvillimeve ndërkombëtare në aspektin e tregut financiar. Sipas guvernatorit të Bankës Qëndrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, kjo do të ndikojë pozitivisht edhe tek investitorët e huaj. “Antarësimi në Fondin MOnetar Ndërkombëtar, krijon besueshmëri të madhe tek të gjitha institucionet tjera financiare dhe tek komuniteti i biznesit. Ne presim, që të fillojnë më fuqishëm investimet e jashtme të drejtpërdrejta në Kosovë, që i konsiderojmë si faktorë kryesorë për të ardhmen e zhvillimit ekonomik të Kosovës," thotë Hashim Rexhepi.

Krahas përfitimeve shtohen edhe detyrimet

Kosovës i është caktuar që të deponojnë në Fondin Monetar Ndërkombëtar 88,6 milionë dollarë, si shumë për kapitalin themelues të fondit. Ekperti për çështje makroekononomike, Muhamat Mustafa, thotë se FMN ka pas dërguar edhe më parë raporte këshilluese në Kosovë. "Ajo, që do të ndryshojë është se Kosova tash hyn në marrëdhënie te kontraktuara. Obligimi ndaj sygjerimeve natyrisht që është më i madh dhe Kosova, do të ketë ndikimin e vet për hapjen e mundësive të marrjes së borxheve tek institucionet e tjera ndërkombëtare financiare," thotë Muhamet Mustafa.

Kapitull i ri në çështjen e borxheve

Antarësimi i Kosovës në FMN dhe më pas edhe në Bankën Botërore, hap një kapitull të ri edhe në çështjen e borxheve të Kosovës, të trashëguara nga ish federata Jugosllave. Serbia ka paguar deri tani edhe borxhet e Kosovës, sepse e ka cilësuar atë si pjesë të vetën. Mirëpo, pas shpalljes së pavarësisë dhe antarësimit të Kosovës në mekanizmat financiarë ndërkombëtarë duhet të nisë një raund negociatash Kosovë - Serbi, në mënyrë që palët të bien dakord për ndarjen e borxheve. Profesori Muhamet Mustafa, është skeptik nëse për fillimin e këtyre negociatave: “Është theksuar edhe në planin e Marti Ahtisarit, se duhet një raund negociatash gjashtë mujore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për ndarjen e borxheve. Nëse kjo marrëveshje nuk arrihet, atëherë duhet të caktohet një arbitër ndërkombëtar. Problemi qëndron në caktimin e shumës së borxheve, si dhe se kush duhet t'i paguajë borxhet, tek mekanizmat financiarë ndërkombëtarë. Këto borxhe është dashur të paguhen qysh në vitet nëntëdhjetë, kur Serbia ka qeverisur ndërmarrjet dhe asetet në Kosovë," thotë Mustafa.

Negociata edhe me mekanizma të tjerë financiarë

Autoritetet e Prishtinës shprehen të bindura, se me një vullnet të mirë Kosova dhe Serbia mund të bien dakord për ndarjen e borxheve të trashëguara nga ish Fedearata Jugosllave. Pavarësisht nga kjo, për Kosovën fillon edhe një fazë e re, ajo e negociatave edhe me mekanizmat të tjerë financiarë ndërkombëtarë si me Bankën Botërore, Klubin e Parisit dhe Klubin e Londës, nga të cilat ka marrë kredi për të bërë riprogramimin e borxheve. Qeveria e Prishtinës beson, se Kosovës mund t'i falet një pjesë e borxheve për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur dy dekadat e fundit, të cilat kanë stopuar zhvillimin ekonomik të vendit.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 14.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HqOZ
  • Data 14.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HqOZ