1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Sa i madh është rreziku nga terrorizmi në Gjermani? - Qeveria gjermane thotë se nuk ka asnjë arsye për alarm

Të gjithë janë të pajtimit se Gjermania është në shënjestër të rrjeteve terroriste aktive ndërkombëtare. Por pikëpamjet ndryshojnë shumë kur flitet për shkallën e rrezikut nga sulmet e tilla.

Edhe në Gjermani masa të shtuara të sigurisë

Edhe në Gjermani masa të shtuara të sigurisë

Ministri gjerman Thomas de Maizière: Nuk ka asnjë arsye për alarm

Në foto, Thomas de Maiziere

Në foto, Thomas de Maiziere

Gjatë viteve të kaluara autoritetet gjermane të sigurisë ia kanë dalë mbanë që në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë të zbulojnë disa herë me kohë planet për sulme. Tani kanali televiziv amerikan "Fox News" bëri bujë me lajmin për plane konkrete të sulmeve terroriste në Gjermani. Qeveria gjermane nga ana tjetër po provon të qetësojë opinionin.

Rreziku nga terrorizmi në Gjermani, sa i lartë është ky rrezik në të vërtetë? Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maizière përpiqet të qetësojë opinionin:

" Nuk ka asnjë arsye për alarm “.

Hoteli Adlon në Berlin, një prej hoteleve më të mira në Evropë

Hoteli Adlon në Berlin, një prej hoteleve më të mira në Evropë

Por njoftimet e fundit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë të supozohet e kundërta. Sipas informatave të kanalit televiziv "Fox News" terroristët kanë planifikuar ndër të tjera atentate kundër stacionit kryesor hekurudhor në Berlin, Kullës Televizive dhe hotelit "Adlon" në Portën e Brandenburgut. Si burim i informacionit përmendet një gjermano-pakistanez i ndaluar nga amerikanët në Afganistan.

Autoritetet e sigurisë analizojnë rregullisht informatat e shërbimeve të fshehta

Policia gjermane kishte shtuar masat e sigurisë edhe gjatë Festës së Tetorit në Bavari

Policia gjermane kishte shtuar masat e sigurisë edhe gjatë Festës së Tetorit në Bavari

Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière tha gjatë një konference të shkurtër për shtyp (04.10.) se nga pranvera e vitit 2009 ka pasur rregulllisht informacione se organizata terroriste e AL Kaidës në aspektin afatgjatë kohor planifikon sulme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Evropë dhe po ashtu edhe në Gjermani:

"Këto informacione vijnë nga shërbimet e fshehta dhe analizohen e vlerësohen nga autoritetet federale të sigurisë dhe landeve me intensitetin e nevojshëm, me ndjeshmërinë e duhur dhe me njohuritë e mbledhura për personat e rrezikshëm në Gjermani."

I nteresat gjermane janë në shënjestër të terrorizmit ndërkombëtar

Ministrja amerikane për mbrojtjen e atdheut, Janet Napolitano

Ministrja amerikane për mbrojtjen e atdheut, Janet Napolitano

Të hënën paradite (4.10.) de Maizière ka vizituar Qendrën për mbrojtje nga terrorizmi në Berlin, ku me kryetarët e shërbimeve të fshehta ka biseduar për gjendjen e shkallës së rrezikshmërisë. Pra gjermanët ka javë që shkëmbejnë rregullisht informata me partnerët ndërkombëtarë. Kjo vlen edhe për atë personalisht. Ai ka telefonuar me ministren amerikane për Mbrojtjen e Atdheut, Janet Napolitano. Pala gjermane po shfrytëzon të gjitha burimet e mundshme të informatave. Megjithatë "nuk ka shenja konkrete për sulme të afërta në Gjermani", tha politikani kristiandemokrat de Maizière:

"Megjithatë ekziston një rrezikim i lartë abstrakt, sipas të cilit interesat gjermane, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, janë në shënjestër të terrorizmit ndërkombëtar."

Informacionet për një kërcënim terrorist janë vetëm një kriter. Ministri i Brendshëm de Maizière e bëri të qartë se qeveria gjermane aktualisht nuk sheh arsye për ndërmarrjen e veprimeve shtesë. Në rast se do të ndërmirren masa shtesë atëherë ai do të informojë opinionin. Por sipas tij aktualisht një gjë e tillë nuk është e nevojshme.

Autorë: Marcel Fürstenau / Esat Ahmeti

Redaktoi: Elert Ajazaj

DW.COM