1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Sa entuziastë janë popujt e Ballkanit për BE e ç'mendojnë për njëri-tjetrin?

93% përqind e qytetarëve të Shqipërisë e mbështesin anëtarësimin. Kjo është kuota më e lartë konstatuar nga organizata Gallup Balkan Monitor. Vendi më pranë pranimit, Kroacia, është më pak entuziast për këtë anëtarësim

default

Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet, që do të mbështesnin më fort sikur të mbaheshin referendume një anëtarësim në BE. Një vëzhgim në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, i kryer nga Gallup Balkan Monitor, konstaton se 92,8 përqind e qytetarëve të Shqipërisë do të votonin pro anëtarësimit në referendum. Në Kosovë, në vendin, që nga ana formale është më larg BE, pasi BE nuk zhvillon me këtë vend as negociata për heqjen e vizave, mbështetja për të hyrë në BE është 86,8 përqind. Shqipëria dhe Kosova janë njëkohësisht edhe vendet më të varfra të rajonit, por vëzhgimi i Gallupit nuk ofron të dhëna të drejtpërdrejta për shkaqet e pranimit, apo të mosmbështetjes së një anëtarësie në BE.

Në Maqedoni, vendi që e ka tashmë statusin e vendit kandidat për në BE, 81,9% e qytetarëve janë pro anëtarësimit, të pasuar nga qytetarët e Malit të Zi, 81,3% e të cilëve do të preferonin ta shihnin vendin në BE.

Në Kroaci më pak se dy të tretat do të votonin për BE

Mbështetja e vendeve të Ballkanit për BE ështe e lartë

Mbështetja e vendeve të Ballkanit për BE ështe e lartë

Në përgjithësi studimi i Gallupit tregon se mbështetja e përgjithshme për integrim në BE është e lartë në Ballkanin Perëndimor. Në të gjitha vendet, me përjashtim të Kroacisë, gati dy të tretat e qytetarëve do të votonin në një referendum pro anëtarësimit në BE. Fakti që në Kroaci, në vendin më pranë anëtarësimit të BE janë vetëm 38% e të pyeturve, që do të votonin pro anëtarësimit, ndërsa 43% madje janë kundër anëtarësimit në BE, ka shpjegime të ndryshme. Andrew Pirk, një analist i Gallupit i pyetur nga DW mendon se kjo ka të bëjë ndër të tjera me faktin se njerëzit në Kroaci janë më të ndërgjegjshëm për vështirësinë e reformave të kërkuara nga BE, si kusht për vazhdimin e procesit integrues.

Përfaqësuesja e lartë e BE për politikën e jashtme Katrin Ashton me Peter Faith dhe Iv de Kermabo në Kosovë

Kosovë: përfaqësuesja e lartë e BE për politikën e jashtme Katrin Ashton me Peter Faith dhe Iv de Kermabo

Serbia është vendi i vetëm në rajon, ku më pak se gjysma e të pyeturve, 41% e quajnë pozitive anëtarësimin në BE. Marrëdhëniet më të ngushta të këtij vendi me BE janë penguar nga dështimi i arrestimit të kriminelëve të luftës dhe marrëdhëniet e vështira me Kosovën. 38% e të pyeturve e shohin Ratko Mladicin si patriot, ndërsa 19% e tyre e shohin atë si kriminel lufte.

67% e serbëve nuk besojnë në njohjen e Kosovës

Sipas Gallupit 67% e serbëve besojnë se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe një numër në rritje nuk janë dakord as me ndarje territoresh. Vetëm 12,6% e sërbëve e vështrojnë Kosovën si vend neutral ose miqësor.

Kjo është kuota më e ulët e preferencës për Kosovën në rajon, në një kohë që mendimin më pozitiv për Kosovën e kanë shqiptarët e Shqipërisë: 85% e tyre e shohin Kosovën si vend miqësor e neutral. Këtë qendrim e kanë edhe 54,2% e kroatëve dhe vetëm 40,4% e maqedonasve. Mendimi i maqedonasve dallohet lehtë, kur vjen fjala për shqiptarët e Shqipërisë: sipas Gallupit, janë 46,9 % e maqedonasve që e shohin Shqipërinë si vend miqësor apo neutral.

92,8 përqind e qytetarëve të Shqipërisë do të votonin pro anëtarësimit

92,8 përqind e qytetarëve të Shqipërisë do të votonin pro anëtarësimit

Për kosovarët - Shqipëria dhe Maqedonia të preferuarat

Për kosovarët, vendi më miqësor/neutral i rajonit është Shqipëria, 84,6% e të pyeturve e kanë këtë mendim. Vendi i dytë në preferencë vjen Maqedonia, me 46,9 përqind dhe pastaj Kroacia, me 45,2. përqind. Ndërsa janë vetëm 6,4% e kosovarëve, që e shohin Serbinë si vend neutral dhe miqësor.

Në të gjitha vendet ballkanike, shumica e të pyeturve u ankuan për probleme, për të përballuar nevojat e jetës së përditshme. Përqindja e atyre që u ankuan qe më e ulëta në Kroaci (52%) dhe më e larta në Serbi (78%). Të gjithë të pyeturit ankohen edhe për shkallë të ndryshme korrupsioni në vendet e tyre.

Heqja e vizave - rrit emigracionin?

Shqiptarët e Shqipërisë dhe boshnjakët pyeten në sondazh nëse mendojnë se do të rritet shumë emigracioni, me udhëtimin pa viza. Përgjigje pozitive për këtë japin në Shqipëri 38,9% e të anketuarve dhe në Bosnjë 32,7%.

Autor: Auron Dodi (Gallup/dpae/Maksimovic)

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 16.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QAKj
  • Data 16.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QAKj