1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

„Sa e vështirë aq edhe interesante“ - Pse u pëlqen gjermanëve të punojnë për OKB?

Katër përqind e ekspertëve që punojnë pë OKB vijnë nga Gjermania. Kjo vlerësohet si prezencë e përshtatshme. Një kuotë fikse për gjermanët nuk ekziston, ajo vendoset në bisedat me Kombet e Bashkuara.

Angela Merkel në takimin e mileniumit të OKB

Angela Merkel në takimin e mileniumit të OKB

Ndotja e ambientit, shfrytëzimi pa kriter i pasurive natyrore, uria dhe varfëria. Për të marrë pjesë në zgjidhjen e çështjeve të tilla të mëdha të njerëzimit, Robert Bechtloff shkoi pas studimeve në fushën e gjeografisë dhe ambientit të punonte për Kombet e Bashkuara. Nëntë vitet e kaluara ai ka punuar për programin e ambientit të Kombeve të Bashkuara, UNEP, fillimisht në Nairobi, pastaj në Hagë dhe tani në Gjenevë. „Tek Kombet e Bashkuara ekziston mundësia që të punosh në mënyrë aktive për këto çështje dhe ta bësh këtë në nivel relativisht të lartë. Të krijohet përshtypja se je pjesë e forcave të duhura, në njëfarë mënyre, edhe nëse puna është nganjëherë shumë e vështirë, edhe nëse nuk ke sukses, edhe nëse OKB nuk është pajisur me fuqinë e duhur."

Katër përqind e ekspertëve që punojnë pë OKB vijnë nga Gjermania.

Katër përqind e ekspertëve që punojnë pë OKB vijnë nga Gjermania.

Robert Bechtloff është një nga rreth 1 100 gjermanët që punojnë në sistemin e Kombeve të Bashkuara. Në numrin e përgjithshëm të 30 mijë vendeve të punës të OKB-së, gjermanët përbëjnë më pak se 4 përqind të punonjësve. Qeveria gjermane kërkon të zgjerojë pjesën gjermane të personelit në organizatat ndërkombëtare. Ky është një kusht i rëndësishëm për zbatimin e interesave të politikës së jashtme dhe të ekonomisë, thuhet në një "Raport për prezencën e personelit gjerman në organizatat ndërkombëtare."

Punonjësit gjermanë të Kombeve të Bashkuara nuk e ndjejnë veten si luftëtarë të zjarrtë të interesave gjermane në parketin ndërkombëtar. Hans Willmann punon që prej 22 vitesh për OKB. Ai ka punuar për një kohë të gjatë në Azi, për Komisariatin për refugjatët e OKB-së, dhe aktualisht mban një post drejtues në menaxhimin e personelit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë: „Kur aplikojmë për të punuar për OKB-ne ne nuk themi kur japim pallton në garderobë çfarë nacionaliteti kemi. Këtë nuk e bën kërkush. Nek nuk jemi marrës të direktivave gjermane, sepse kjo do të cënonte lojalitetin ndaj organizatës. Por njëkohësisht ne mbetemi në kontakt me pikat që përfaqësojnë politikën gjermane. Sepse jemi gjermanë që punojmë jashtë vendit."

Në muajin korrik Gjermania do të kryesojë për katër javë Këshillin e Sigurimit të OKB.

Në muajin korrik Gjermania do të kryesojë për katër javë Këshillin e Sigurimit të OKB.

Aplikuesit gjermanë preferohen nga OKB, sepse ata vlerësohen si precizë dhe që e bëjnë në kohë punën për të cilën është rënë dakord. Por ato që vlejnë më shumë në bashkëpunimin ndërkombëtar se sa virtytet tradicionale gjermane, thotë Hans Willmann janë kompetenca sociale, aftësia për të prezantuar bindshëm përmbajtje komplekse dhe aftësia negociuese.

Sfida më e madhe për punonjësit e organizatave ndërkombëtare është fleksibiliteti dhe mobiliteti. Karrierat tek OKB nuk mund të planifikohen. Kontratat janë me kohë të kufizuar, jo rrallë për disa muaj, transferimet nëpër botë pasojnë në kohë të shkurtër dhe për të patur një punë pasuese duhet të kujdesesh vetë. Kjo i tremb njerëzit thotë Hans Willmann: „Kush ka hedhur spirancën në Gjermani, nuk heq dorë me dëshirë nga puna që bën partneri, nga shoqëritë e fëmijëve, nga marrëdhëniet sociale për të të shkuar me një kontratë njvjeçare me punë në Taxhikistan, pa patur garancinë se puna do të vazhdojë."

Ministri Guido Westerwelle

Ministri Guido Westerwelle

Edhe 20 vjeçarja Sonja Koeppel nga Hajdelbergu nuk e di ku do të punojë kur t`i mbarojë pas disa muajsh kontrata me Komisionin Ekonomik për Evropën (UNECE). Vendi i punës për studiuesen në fushën e ambientit financohet nga një program i qeverisë gjermane. Nëse do të gjejë një punë tjetër do të varet nga shumë faktorë. Ajo dëshiron të punojë për OKB-në, kjo është ëndërra e saj:

„Është si një virus që të ka zenë. Pas një kohe të caktuar, nuk mund ta imagjinosh të heqësh dorë nga gjithë ky ambient ndërkombëtar."

Autor: Claudia Witte/ Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmeti