1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Sa e korruptuar është politika gjermane?

Organizata joqeveritare "Transparency International" ka hulumtuar fenomenin e korrupsionit në 25 vende evropiane. Gjermania duket së zë një vend të mirë. Megjithatë ekspertët thonë se ka nevojë për përmirësime.

Pamje simbolike: fenomeni korrupsion

Ish - kancelari gjerman Gerhard Schröder natyrisht që nuk është i korruptuar në kuptimin e përndjekjes penale juridike. Socialdemokrati nuk ka shkelur asnjë ligj as kur vetëm disa muaj pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 ka marrë postin e shefit të bordit në "Nord Stream". Por kjo ka lënë një përshtypje jo të mirë, pohon drejtuesi i "Transparency Intenational" (TI), Christian Humborg, në bisedë me Deutsche Welle.

Ish kancelari gjerman Gerhard Schröder

Ish kancelari gjerman Gerhard Schröder

Projekti rus i furnizimit me gaz "Nord Stream" është politikisht, ekonomikisht dhe ekologjikisht shumë i kontestuar. Schröder e ka mbështetur këtë projekt në kohën kur ishte kancelar. Partneri i tij ishte president i atëhershëm (dhe i tanishëm) Vladimir Putin. Problematik duket angazhimi i Schröderit për faktin se 51 % të "Nord Stream" i takojnë koncernit "Gazprom", një sipërmarrje të cilën gazetari hulumtues Jürgen Roth, në librin e tij e përshkruan si një "perandori me struktura mafioze".

Po çfarë lidhje kanë Schröderi, "Nord Stream" dhe korrupsioni? Në kuptimin e ngushtë të fjalës pak, ndërsa në kuptimin më të gjerë shumë. "Transparency International" e përkufizon korrupsionin edhe si "shfrytëzim të pushtetit për qëllime dhe përfitime private".

Mënyra e hulumtimit

TI bën publik çdo vit indeksin për korrupsion, ku këtë vit janë përfshirë 25 vende. Organizata shikon ndër tjera edhe punën e qeverive, parlamenteve, organeve juridike dhe partive politike. Një ndër pyetjet kryesore është se si funksionon transparenca dhe kontrolli në luftën kundër korrupsionit.

„Ajo që nuk kemi bërë është krijimi i listës së renditjes, ndonëse ka tendenca të qarta. Gjermaninë e kemi vlerësuar sipas sistemit të integritetit me notat mirë deri në shumë mirë. Gjermania ka një sistem të mirë integriteti dhe këtu nuk duhet të flasim më keq sa së që është. Por edhe Gjermania ka një distancë me vendet të cilat qëndrojnë edhe më mirë, si Danimarka, Suedia dhe vende të tjera skandinave", shpregon Christian Humborg.

Megjithë notat e mira TI mendon se ka mundësi për përmirësime në politikë dhe shumë fusha të tjera. Kjo në veçanti vlenë për deputetët sepse në Gjermani është i ndaluar me ligj "ryshfeti dhe dhënia e ryshfetit për përfaqësuesit e popullit".

Gjermania nuk e ka miratuar konventën e OKB-së

Drejtuesi i Transparency International për Gjermaninë, Christian Humborg

Drejtuesi i Transparency International për Gjermaninë, Christian Humborg

Kombet e Bashkuara kërkojnë në konventën e futur në fuqi në vitin 2005 dhe të miratuar nga 160 vende, por jo edhe nga Gjermania, që të ketë më shumë sanksione kundër korrupsionit. Për të miratuar këtë konventë në Gjermani duhet të ndryshojë edhe ligjin. Socialdemokratët në opozitë kanë paraqitur edhe një propozim, sipas së cilit deputetët duhet të dënohen në qoftë se kanë përfitime në kohën e mandatit të tyre. Eksperti Humborg është i mendimit se edhe në këtë fushë do të lëvizin gjërat.

„Në skenën ndërkombëtare ne bëhemi qesharakë kur nga vendet tjera kërkojmë që të jenë më të denja në luftimin e korrupsionit. Ndëkohë që zotërinjtë dhe zonjat deputete nuk janë në gjendje të miratojnë një ligj me të cilin t'i përshtaten konventës së OKB-së. Kjo nuk mund të vazhdojë", thotë ai.

Një pikë tjetër e dobët gjermane është përvoja e donacioneve. Sipas ligjeve të tanishme, deputetët duhet të bëjnë publike vetëm donacionet më të mëdha se 10.000 euro. Humborg thotë se kjo është një shumë tepër e lartë.

Një instrument i mirë për më shumë transparencë mund të jetë edhe një regjistër i sipërmarrjeve dhe zyrave të avokatëve që kanë të bëjnë me ndonjë ministri apo me deputetë dhe autoritete. Regjistri i tanishëm që ekziston që nga viti 1972 është i bazuar mbi baza vullnetare.