1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Süddeutsche Zeitung: "Në kufijtë e urrejtjes"

Gazeta Süddeutsche Zeitung i kushton sot një faqe të plotë me dy artikuj temës: „Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare“ mbi legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.

Shtypi gjerman

Shtypi gjerman

Në artikullin me titull „Në kufijtë e urrejtjes“ ndër të tjera shkruhet: „Madje edhe Rexhep Taip Erdogan së fundi i ra telefonit për çështjen e Kosovës. Kryeministri turk e konsideron veten si lobiist për shqiptarët e Kosovës, si vëllezër të të njëjtit besim fetar. Kësisoj ai vazhdimisht u bën thirrje shteteve mike për të njohur pavarësinë e Kosovës. Për këtë arësye Erdogani i telefoni së fundi homologut pakistanez, Yousuf Raza Gilani dhe iu lut atij që të vendosë marrëdhëniet diplomatike me Kosovën. Por Gilani nuk e ndryshoi mendimin e tij, ai tha, se do të presë për njohjen e Kosovës derisa Gjykata Ndërkombëtare të shpallë vlerësimin e saj mbi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.“ …

Lidhur me vlerësimin që pritet sot nga Haga më tej në „Süddeutsche Zeitung“ shkruhet: „Dy teza të ndryshme përballen me njëra-tjetrën. Disa ekspertë të së drejtës ndërkombëtare mendojnë, se nuk ka asnjë pretendim të pranuar për shkëputje. Kjo është e palejueshme, sepse ka ndodhur pa miratimin e palëve të konfliktit dhe të OKB-së. Të këtij mendimi janë p.sh. eksperti i së drejtës ndërkombëtare në Frankfurt, Michael Bothe dhe profesori në fushën e drejtësisë, Andreas Zimmermann nga Pocdami, i cili përfaqëson interesat e Serbisë përpara GJND-së.

Përkrahësit e pavarësisë argumentojnë, se autonomia është e pamundur brenda shtetit të deritanishëm për shkak të përndjekjeve në formë genocidi që përjetuan shqiptarët e Kosovës. Kësisoj shqiptarët e Kosovës u detyruan prej serbëve drejt pavarësisë. E si rrjedhojë kjo është legjitime. Shumica e ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare parashikojnë që GJND-ja do të shprehë një mendim të ekuilibruar.

Faktikisht, drejtësia e OKB-së qysh nga viti 1945 nuk ka anulluar asnjë pavarësi të shpallur. Përveç kësaj vlerësimi i GJND-së nuk është i detyrueshëm. Në të drejtën ndërkombëtare nuk ka përmbarim, në rast se gjykata do ta shpallë si jo legjitime shpalljen e pavarësisë. Gjyqtarët do t' i shmangen një qëndrimi të prerë. Nga njëra anë ata nuk duan të krijojnë precedent, çka mund t i nxiste minoritetet drejt idesë për t' u shkëputur. Nga ana tjetër gjyqtarët nuk do të mund të mohojnë, se nuk mund të aplikohej shkëputja e Kosovës për shkak të politikës serbe të aparteidit në vitet 90-të. „…, shkruan „Süddeutsche Zeitung“.


Autor: SZ/Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 22.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ORZ8
  • Data 22.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ORZ8