1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Sërish përleshje mes të rinjve dhe policisë - Pritet rikompozimi i qeverisë në Athinë

Pas vazhdimit të protestave në Greqi, kryeministri konservator, Kostas Karamanlis, pranoi se nuk i kishte vlerësuar si duhet protestat dhe përmasat e skandaleve politike në Greqi.

default

Pas një ceremonie përkujtimore për 15-vjeçarin që u vra më 6 dhjetor nga plumbi i një polici, shumë të rinj hodhën gurë dhe pishtarë kundër policëve. Këta të fundit reaguan me gaz lotësjellës.

Sipas anketimeve më të fundit shumica e elektoratit do të dëshironte largimin nga pushteti të partisë konservatore. Nea Dhimokratia rezulton me 32%, kurse partia opozitare Pasok me 38%. ´

Ministerpräsident Kostas Karamanlis

Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis

Priten ndryshime në qeverinë greke

Kryeministri konservator Kostas Karamanlis pranoi se nuk i kishte vlerësuar si duhet protestat dhe përmasat e skandaleve politike në Greqi: "E them hapur, se e kam nënvleftësuar këtë çështje. Nuk e kam njohur me kohë dimensionin e saj dhe këtë gabim nuk dua t'ua ngjesh të tjerëve. Ishte gabimi im.“

Vëzhguesit mendojnë se gjatë javës do të ketë një rikompozim të qeverisë në shkallë të gjerë. Socialistët në opozitë ka ditë që kërkojnë zgjedhje të reja, por 86% e grekëve mendojnë se si konservatorët edhe socialistët e çojnë vendin në drejtimin e gabuar.

DW.COM

  • Data 22.12.2008
  • Autor Michael Jansen
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GKyB
  • Data 22.12.2008
  • Autor Michael Jansen
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GKyB