1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Sërish në atdhe - Në USA vazhdojnë diskutimet për turneun e Obamës në botë

Në vizitën e tij në Gjermani, Obama bëri për vete shumë njerëz. Konkurenti i tij republikan, MeKein e ka me sa duket halë në sy valën e simpatisë për Obaman. Ndaj pas kthimit, Obama u prit me kritika të forta.

Obama mbërrin në Paris, 25 korrik 2008

Obama mbërrin në Paris, 25 korrik 2008

Kanë mbetur vetëm 100 ditë deri në zgjedhje: Barak Obama, që është duket që larg i raskapitur pas kthimit të tij nga udhëtimi në Lindjen e Afërme dhe në Evropë nuk bëri pushim, por vazhdoi menjëherë me programin e plotë të fushatës elektorale: të dielën ndër të tjera me një takim me gazetarët me ngjyrë në Cikago dhe me këtë intervistë te CNN, ku ai mbrojti udhëtimin e tij të kritikuar nga republikanët, si "thjesht shou politik":

"Njerëzit këtu e shohin se ne paguajmë një çmim për politikën e deritashme të jashtme. Bota e sheh vendin tonë me gjithnjë e më pak respekt. Kudo që të ndodhem, dikush me shumë siguri do të më shtrojë pyetjen: pse nuk e rifitojmë ne respektin për Amerikën?"

Ky kishte qenë synimi i udhëtimit të tij, tha Obama, dhe jo që të shënonte pikë te zgjedhësit në Amerikë. Gjë që sipas anketimeve aktuale ai as nuk e arriti. Kundërshtari i tij republikan, Xhon Mekein ndodhet ndërkohë vetëm një deri në shtatë pikë pas Obamas, dhe e sulmon Obaman me të gjitha fuqitë. Pika kulmore e deritashme e përbaltjes: zëdhënësi i Mekeinit, Taker Baunds e quajti tufën që brohoriste në Berlin në një intervistë si "gjermanë dorëlëpirës". Obama la të duartrokisnin për të, në vend që të shkonte në Landshtuhl dhe pa praninë e publikut të vizitonte në një spital ushtarë të plagosur amerikanë. Edhe Fred Barnes u sul kundër Obamas në televizionin konservator "Fox":

"Udhëtimi i tij që një provokim frymëmarrës. Dikush duhet t'i thotë njëherë atij, shët, robo, akoma nuk je president."

Ndryshe u shpreh Sendi Krauli (Crowley), me përvojë. Ajo e mbrojti ngazëllimin e shtypit për Obaman më stacionin e vet, CNN. Udhëtimi i Obamas në fund të fundit ka qenë lajmi i javës...

"...edhe nëse ne nuk e dimë ende, se çfarë efekti ka ky udhëtim. Në sondazhe hë për hë nuk ka lëvizje dhe Obama vetë ka thënë se mund t'i ketë kushtuar pikë ky udhëtim, sepse njerëzit në SHBA flasin për çmime benzine në një kohë që ai ka qenë në botën e jashtme. Për të ishte një udhëtim i rrezikshëm dhe kishte shkaqe të forta, që atë e vëzhguan me vëmendje."

  • Data 28.07.2008
  • Autor Karsten Shmister
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ElCw
  • Data 28.07.2008
  • Autor Karsten Shmister
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ElCw