1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Sërish malet e vjetra me probleme para zgjedhjeve në Kosovë

Parlamenti i ri në Kosovë duhet të përballojë shumë detyra të pazgjidhura. Por shanset duken jo të mira, sepse politikanët e rinj kryesorë do të jenë sërish të vjetrit.

Parlamenti ne Prishtine

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë minoriteti serb kërcënon me bojkotim. Ai kërkon që të fshihet emblema e Kosovës nga fletët e votimit, sepse minoriteti serb nuk e njeh Kosovën si shtet. Po të qendrojë me të vërtetë larg kutive të votimit minoriteti serb, kjo do t'i jepte goditje të rëndë përpjekjeve shumëvjeçare të SHBA dhe të BE për integrimin e serbëve në Kosovën e pavarur që prej gjashtë vjetësh.

EU Kosovo Serbien Thaci in Brüssel

Popullor megjithë varfërinë në vend - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi

Po ky është vetëm njëri nga shumë problemet e vështira në shtetin më të ri evropian. Shtëpia e të varfërve të Evropës konsiderohet si njëri nga shtetet më të korruptuara të rajonit. Megjithëse kryeministri në pushtet që prej gjashtë vjetësh, Hashim Thaçi nuk ka arritur t'i japë vrull të ri ekonomisë së rrënuar, 46 vjeçari konsiderohet si një nga politikanët më popullorë. Edhe misioni më i gjerë në botën e jashtme i BE, Eulexi, ka mundur të kontribuojë pak për ndërtimin e një administrate funksionuese shtetërore.

Nga korrupsioni, aferat e panumërta dhe dyshimet për lidhjen me mafian nuk rëndohet vetëm PDK-ja e Hashim Thaçit. Edhe forca e dytë politike në vend, LDK-ja në opozitë me Isa Mustafan në krye, konsiderohet në këtë kuptim si jo e pastër. Në administratën e kryeqytetit Prishtinë sapo janë arrestuar dhjetë anëtarë të LDK-së për shkak të kritikave për korrupsion. Në këtë kuadër nuk të çudit që në zgjedhjet e fundit në vitin 2010 u manipuluan rreth 45 përqind e kutive të votimit, sipas vlerësimit të analistit vendas Naim Rashiti.

Kapja e votës nga oligarkët

Të çudit pak edhe që këto dy parti më të rëndësishme, megjithë presionin ndërkombëtar e penguan reformën e ligjit elektoral në vend. Është sekret i hapur që partitë zakonisht varen prej pak oligarkësh, të cilët përmes blerjes së votave dhe manipulimit të listave zgjedhore kanë më shumë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve se sa vetë zgjedhësit. Që në Kosovë të ndryshojë ndonjë gjë rrënjësore në të ardhmen, nuk pritet, sepse kanditatët për parlamentin në përgjithësi janë fytyra të njohura.

Shumica e sondazheve parashikojnë një fitore të PDK-së së Thaçit me rreth një të tretën e votave. Pas saj pason LDK në opozitë me një të katërtën e votave. "Vetëvendosja" nacionaliste, e cila nuk përfillet nga bota e jashtme, por që në zgjedhjet e fundit komunale mundi të merrte komunën e Prishtinës, mund të llogarisë pas kësaj 16 përqind të votave. PDK-ja shpreson një koalicion të madh me LDK, gjë të cilën kjo e refuzon. LDK nga ana e saj dëshiron të krijojë një aleancë me AAK-në opozitare të ish-drejtuesit të kryengritësve dhe ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, për të formuar qeverinë.

Sipas paraqitjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve këtë javë, të drejtë vote kanë rreth 1,8 milionë qytetarë. Kjo i përgjigjet mjaft saktësisht numrit të të gjithë banorëve të Kosovës.