1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Sëmundjet nuk janë shkaktuar nga kastravecat spanjollë

Kërkimet për burimin e infeksionit të rrezikshëm për jetën nga bakteret EHEC duhet të nisin nga e para. Sipas ekspertëve, bakteri i zbuluar në Hamburg në kastravecët e ardhura nga Spanja nuk është shkaktar i sëmundjeve.

Bakteri i zbuluar në Hamburg në kastravecët e ardhura nga Spanja nuk është shkaktar i sëmundjeve

Bakteri i zbuluar në Hamburg në kastravecët e ardhura nga Spanja nuk është shkaktar i sëmundjeve

Dy nga katër mostra të kastravecëve nuk kanë qenë të njëjta me bakteret e gjetura në analizat e feçes, bëri të ditur senatorja e Hamburgut për shëndetin, Cornelia Prüfer-Storcks. Megjithatë bakteret e gjetura aty mund të përbëjnë rrezik për shëndetin dhe mund të shkaktojnë sëmundje të tjera të lidhura me sëmundjen EHEC."Sallata, domatet, kastravecat janë në rrethin e ngushtë të të dyshuarve për burimin, por ne nuk po i ngushtojmë analizat vetëm në këto produkte, por po analizojmë edhe produkte të tjera."

Ministri gjerman i shëndetësisë, Daniel Bahr

Ministri gjerman i shëndetësisë, Daniel Bahr

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Daniel Bahr dhe instituti gjerman Robert Koch, paralajmëruan rishtazi qytetarët për mospërdorimin pa zier të domateve, kastravecëve dhe sallatës. Në kërkimin e burimit të infeksionit mund të ndihmojë një test i shpejtë i ri i zbuluar në klinikën universitare të Mynsterit. Ai mund ta identifikojë brenda pak orësh bakterin e rrezikshëm në zorrë.

Spanja kërkon zhdëmtim

Qeveria spanjolle ka kërkuar zhdëmtim për humbjet në miliona shkaktuar fermerëve spanjollë për shkak të krizës së shkaktuar nga epidemia e patogjenit të rrezikshëm për jetën EHEC. Këtë e bëri të ditur zëvendëskryeministri spanjoll, Alfredo Pérez Rubalcaba. "Madridi synon të ndërmarrë edhe hapa ligjorë kundër autoriteteve të Hamburgut, tha ai në një intervistë për radio. Ishte e qartë që në fillim se ky lloj patogjeni nuk ishte shfaqur kurrë më parë në Spanjë," tha ai. Për këtë arsye sëmundja nuk ka ardhur nga hapësira jugore evropiane.

Sëmundja nuk ka ardhur nga hapësira jugore evropiane, thotë Alfredo Pérez Rubalcaba

"Sëmundja nuk ka ardhur nga hapësira jugore evropiane," thotë Alfredo Pérez Rubalcaba

Shoqatat e fermerëve spanjollë kanë bërë të ditur se tregtia ka renë në vlerën e 200 milionë eurove. Ministrja gjermane për Mbrojtjen e Konsumatorit, Ilse Aigner i ka marrë në mbrojtje autoritetet e Hamburgut. Për shkak se patogjeni u gjend në tre kastraveca nga Spanja, ishte i nevojshëm një paralajmërim i shpejtë, tha ajo. Kërkimet për origjinën e patogjenit që shkakton sëmundjen e rrezikshme të diarresë së përgjakshme vazhdojnë. Numri i të vdekurve në Gjermani nga EHEC u rrit të hënën në 15 vetë.

Autor: dw/ Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 01.06.2011
  • Fjalët kyç EHEC
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/11SOl
  • Data 01.06.2011
  • Fjalët kyç EHEC
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/11SOl