1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Së shpejti Barack Obama viziton Gjermaninë

Kryeqyteti gjerman dhe politika federale gëzohen për një vizitë të nivelit të lartë: Presidenti i SHBA-së vjen për herë të parë pas marrjes së postit në 2009 në Berlin - e kjo muajin e ardhshëm.

Presidenti i SHBA-së Barack Obama do të zhvillojë një vizitë pune në Berlin më 18 dhe 19 qershor në përfundim të samitit të G-8 në Irlandën e Veriut. Këtë e komunikoi zëdhënësi qeveritar në Berlin, Georg Streiter. Me këtë ai konfirmoi njoftimet që qarkullojnë qysh prej disa javësh. Vizita e Obamës zhvillohet tani pikërisht në ditën kur përpara 50 vjetësh presidenti i atëhershëm i SHBA-së John F. Kennedy mbajti një fjalim para bashkisë në Schöneberg në qershor 1963, fjalim ky që përmes fjalisë së Kennedy "unë jam një berlinez" ka hyrë në histori.

"Kancelarja gëzohet shumë për këtë vizitë", tha më tej zëdhënësi. Gjatë kësaj vizite do të bisedohet për "një spektër të gjerë çështjesh bilaterale dhe globale. E hapur mbetet, nëse Obama krahas kancelares kristiandemokrate Merkel do të takohet edhe me kandidatin e opozitës për kancelar, socialdemokratin Peer Steinbrück.

Të zemëruar?

Barack Obama an der Siegessäule in Berlin 2008

Barack Obama në Berlin 2008

Kancelarja Angela Merkel e ka ftuar disa herë Obamën të vizitojë Gjermaninë - së fundi pas rizgjedhjes së tij në nëntor 2012. Politikani demokrat ka qenë për herë të fundit në Berlin në korrik të vitit 2008, kur ai ende nuk ishte president i SHBA-së. Fjalimi i tij para kolonës së triumfit u ndoq nga rreth 200.000 vetë.

Një prezantim elektoral para portës së Brandenburgut Merkel e pati refuzuar atëherë, gjë që duhet ta ketë zemëruar Obamën. Sepse gjatë mandatit të të tij të parë ai nuk u duk më në Berlin.