1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Së bashku për Bashkimin Evropian - kontributi i Ballkanit Perëndimor në BE

Në Bërdo afër Kranjit fillon konferenca "Së bashku për Bashkimin Evropian: kontributi i Ballkanit Perëndimor për ardhmërinë e BE-së". Ajo organizohet prej Sllovenisë dhe Kroacisë dhe u bojkotua nga Boris Tadiq.

Gordan Jandrokovic dhe Hashim Thaçi në takimin e 2008 në Bërdo.

Gordan Jandrokovic dhe Hashim Thaçi në takimin e 2008 në Bërdo.

Në konferencën e organizuar së bashku nga kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë, Borut Pahor dhe Jadranka Kosor, po marrin pjesë homologët e tyre nga Shqipëria, Sali Berisha, Kosova Hashim Thaçi, Mali i Zi Millo Gjukanoviq, Maqedonia Nikolla Gruevski dhe Bosnje – Hercegovina, Nikolla Shpiriq. Nga Kosova në këtë takim po merr pjesë edhe shefi i UNMIKU-t Lamberto Zanieri.

Brukseli

Brukseli përfaqësohet në këtë takim vetëm nga komisioneri për zgjerimin, Stefan Fülle, ndonëse në fillim ishte paralajmëruar edhe pjesëmarrja e presidentit të Këshillit të BE-së, Hermann van Rampey dhe minsitrit të jashtëm të Spanjës, Moratinos. Shpjegime zyrtare për mungesën e tyre nuk ka, por thuhet se një nga shkaqet është bojkotimi i takimit prej presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, me shpjegimin se nuk është pranuar kërkesa e tij që Kosova të përfaqësohet sipas rezolutës 1244 të KS të OKB si UNMIK/Kosova.

Komisioneri për zgjerimin Fülle theksoi se kjo konferencë përbën një hap të rëndësishëm drejt integrimit të rajonit në BE dhe tregon për gatishmërinë e Evropës Juglindore, që së bashku të punojnë drejt afrimit me BE-në. Sipas tij, secili vend i këtij rajoni është i interesuar për anëtarësim në BE dhe se vevndet e kanë kuptuar se bashkëpunimi është në interesin e tyre. Komisioneri Fülle nuk deshi të komentojë mungesën e presidentit Tadiq në këtë konferencë.

Kosova

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u shpreh se vendi i tij është i interesuar për bashkëpunim me të gjitha vendet e rajonit. "Vizioni ynë është bashkëpunimi dhe jo bojkotimi," theksoi ai duke shtuar se kjo konferencë paraqet një shanc shumë të mirë për të prezantuar vizionet për paqë, stabilitet dhe bashkëpunim, me qëllim integrimin në Bashkimin Evropian. "Republika e Kosovës po punon fuqishëm që të bëhet sa më parë pjesë e NATO-s dhe BE-së," theksoi Thaçi.

Shqipëria

Kryeminsitri i Shqipërisë Sali Berisha, theksoi se presidenti Tadiq e ka vendin në këtë konferencë sepse bashkëpunimi rajonal është një ndër parakushtet kryesore për integrimin evropian. "Shqipëria është e interesuar për bashkëpunim të thellë rajonal. Tadiqi e ka vendin në këtë konferencë, por zgjedhja është e tij." Sa i përket Kosovës, kryeministri Berisha u shpreh se "Kosova gjithnjë e më shumë po konsolidohet si faktor i rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në Ballkan. Natyrisht që prania e saj është një kontribut në zgjidhjen e problemeve të paqës, stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon, " theksoi Berisha.

Nga qarqet e delegacionit të Bosnje - Hercegovinës bëhet e ditur se Nikolla Shpiriq do të largohet nga konferenca, kur fjalën ta marrë kryeministri Thaçi, për shkak se vendi i tij ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Sidoqoftë, konferenca po mbahet me dyer të mbyllura, ndërkohë që në fund është planifikuar miratimi i një dokumenti të përbashkët.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 20.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MY9E
  • Data 20.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MY9E