1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Së bashku kundër terrorizmit

Autorët e sulmeve terroriste në Paris kishin lidhje të ngushta me Belgjikën. Arsye e mjaftueshme për qeveritë e të dy vendeve për të forcuar bashkëpunimin. Të dyja palët ranë dakord për hapa konkretë.

Në luftë kundër terrorizmit dhe radikalizmit Belgjika dhe Franca synojnë të forcojnë bashkëpunimin. "Ne jemi në luftë kundër terrorizmit. Dhe në qoftë se do të zhvillosh luftë, duhet të bashkohesh", tha kryeministri francez Manuel Valls të hënën në mbrëmje, pas konsultimeve në kryeqytetin belg Bruksel.

Homologu i tij belg Charles Michel tha: "Ne qëndrojmë krah për krah dhe jemi të vendosur." Valls dhe Michel, të cilët ishin të shoqëruar nga ministrat e tyre të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë si dhe përfaqësues të aparateve të tyre të sigurisë, ranë dakord për një sërë masash konkrete.

Manuel Valls

Manuel Valls

Ata duan të këmbejnë policë dhe oficerë kontakti, të forcojnë bashkëpunimin policor ndërkufitar, të ndërmarrin hapa të përbashkëta kundër radikalizimit dhe të forcojnë shkëmbimin e informacioneve. Në nivel evropian, të dy vendet duan të promovojnë ndër të tjera ruajtjen e diskutueshme e të dhënave të udhëtarëve të avionëve.

Sfida të ngjashme

Shkak për bisedimet ishin sulmet vdekjeprurëse të nëntorit në Paris me 130 viktima. Sipas gjendjes aktuale të hetimeve këto sulme qënë planifikuar dhe përgatitur në Belgjikë, e cila po konfrontohet me karakterizimin si vend ku mund të tërhiqen dhe të fshihen terroristë islamikë.

Charles Michel

Charles Michel

Michel e mori në mbrojtje vendin e tij dhe theksoi se Franca dhe Belgjika po përballet me sfida të ngjashme. Në prag të takimit ai iu kundërvu idesë se vendi i tij nuk qe i përgatitur mirë. Në një intervistë me gazetën franceze "Le Monde" ai tha se Belgjika dhe Brukseli luftojnë për shkak të fanatizmit në rritje me sfida të ngjashme. "Por jo më shumë se periferitë franceze apo vende të tjera. "

Valls e mbështeti në mënyrë demonstrative kolegun e tij duke thënë se të dy vendet kanë qenë objektiv i milicisë terroriste Shteti Islamik (IS). "Ne e dimë se në lagjet tona - dhe kjo është aq e vërtetë si në Francë në Belgjikë - ka lëvizje radikalizmi, të cilat mund të prekin me qindra-mijëra vetë", tha Valls. "Pra, nuk ka dyshim se ne mësojmë nga njëri-tjetri."

Të dy vendet dhe Evropa gjenden përpara një forme të re kërcënimi, theksoi Michel, kërcënimit nga terroristë që po veprojnë gjithnjë e më të sofistikuar. "Ne të gjithë duhet të jemi vigjilentë." Valls solli edhe një herë në vëmendje rrezikun prej sulmeve të mëtejshme të IS-it. "Problemi nuk është nëse do të na sulmojnë, por se ku dhe kur."