1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Së shpejti pritet rezultati zyrtar i votimeve për Bashkinë e Tiranës

23 Qershor 2011

KQZ-ja në Tiranë përfundoi të enjten (23.06) numërimin e fletëve të kontestuara të votimit për këtë post, në zbatim të vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

https://p.dw.com/p/11iFm
Fotografi: DW

Zëdhënësi i KQZ, Leonard Olli, tha se rezultati nga përfundimi i numërimit të fletëve të kontestuara do të përpunohet dhe më pas do t'i shtohet tabelës përmbledhëse të rezultateve. Në një deklarim për mediat Olli theksoi se "procesi i numërimit të fletëve të kontestuara " ka qënë transparent dhe i sigurtë"

Opozita: Rezultati i manipuluar

Por përfaqësuesi i opozitës në KQZ e cilësoi procesin e numërimit të fletëve të hedhura gabim të shoqëruar nga "parregullsi të ndryshme për të cilat PS-ja do të thotë fjalën e saj". Kjo parti ka paralajmëruar se nuk do ta njohë rezultatin që pritet të shpallë KQZ-ja, pasi sipas saj, ai është i manipuluar.

Numërimi i votave të kontestuara erdhi në zbatim të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, pas ankimimit të PS-së për shpalljen nga ky kolegj si antiligjor të ndryshimit nga KQZ-ja të tabelës përfundimtare të rezultateve si pasojë e vlerësimit të fletëve të votimit, që zgjedhësit më 8 maj i hodhën në kuti të gabuara. Vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë të pakthyeshme.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora