1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Së shpejti kontroll pasaportash në kufirin gjermano-danez

PP (dpa, afp)4 Janar 2016

Klima për emigrantët po ashpërsohet. Pasi Suedia shpalli kontrollin e pasaportave në kufi me Danimarkën, qeveria daneze kërcënon pasoja: kontrolle në kufi me Gjermaninë.

https://p.dw.com/p/1HXRp
Fotografi: Reuters/V. Kessler

Kontrollet e pasaportave në kufirin gjermano-danez po bëhen sipas kryeministrit të Danimarkës Lars Lëke Rasmusen gjithnjë e më shumë të mundshme. "Ne nuk duam të shohim më përsëri refugjatë dhe emigrantë në autostradat tona. Ne duam qetësi dhe rend", tha kryeministri në fjalimin e tij të Vitit të Ri. Sfondi i fjalëve të tij është paralajmërimi për kontrollet e pasaportave në kufirin danezo-suedez, që fillojnë nga dita e hënë (04.01). Këto kontrolle i shpalli në mënyrë të njëanshme Suedia për shkak të numrit të madh të refugjatëve që shkojnë atje duke zemëruar vendin e saj fqinjë.

Për herë të parë që prej vitit 1950 të gjitha kompanitë e transportit që transportojnë pasagjerë nga Danimarka për në Suedi duhet të kontrollojnë tani me urdhër të qeverisë të gjithë pasagjerët në trena, autobusë dhe anije. Sipas kryeministrit të Danimarkës kjo mund të sjellë si pasojë futjen e kontrollove kufitare edhe me Gjermaninë.

EU Passkontrollen Grenze zwischen Frankreich und Belgien
Fotografi: Reuters/P. Rossignol

Ndryshime të Konventës për Refugjatët

Kërcënimi për Vitin e Ri përshtatet me vijën e ashpër të qeverisë daneze. Për shkak të krizës së refugjatëve kryeministri Rasmussen u shpreh për rishikimin e Konventës së OKB-së për Refugjatët. Nëse numri i refugjatëve vazhdon të shtohet në të njëjtën masë si deri tani, do të vijë momenti kur duhet të diksutojmë në lidhje me "përshtatjen e rregullave të lojës", tha Rasmussen në TV2. Partia konservatore e djathtë e Rasmusenit "Venstre", e cila është në pushtet, ka nevojë ndër të tjera për mbështetjen e Partisë Popullore Daneze (DPP), e cila është kundër emigrantëve.

Rasmusen tha në një intervistë për të sqaruar në mënyrë të veçantë janë të drejtat e refugjatëve që aplikojnë për herë të parë për azil. Ai kritikoi në këtë kontekst se Konventa e vitit 1951 ende mundëson që refugjatët edhe pasi kalojnë disa vjet në një azil të parë për të aplikuar për azil në Europë. Bashkimi Evropian duhet të kërkojë një modifikim të Konventës për Refugjatët.

Schweden führt vorübergehende Grenzkontrollen ein
Fotografi: picture-alliance/dpa/B. Wüstneck

Danimarka i ka shtrënguar në mënyrë drastike kohët e fundit rregullat e azilit. Kështu sipas rregullave të reja refugjatët kanë të drejtë për bashkim familjar vetëm pas tre vjetësh. Përveç kësaj, policia mund t'i kontrollojë azilkërkuesit dhe bagazhet e tyre për para dhe sende me vlerë, me të cilat ata mund të paguajnë qëndrimin e tyre.

Edhe Norvegjia synon ashpërsimin e ligjit për azilin

Danimarka nuk është e vetme me vijën e saj të izolimit. Norvegjia gjithashtu planifikon të ashpërsojë ligjin e azilit. Refugjatët që dëshirojnë të hyjnë aty nga vendi fqinj Suedia apo vendet e tjera të zonës Shengen, në të ardhmen do të refuzohen, njoftoi qeveria e qendrës së djathtë në Oslo. Masa është pjesë e një pakete legjislative që ka për qëllim të kontribuojë për zvogëlimin e numrit të refugjatëve. Këtë vit në Norvegji paraqitën kërkesa për azil rreth 30.000 vetë, shumica e të cilëve kishte hyrë në Norvegji nga Suedia.

Synohet një politikë azili "e cila do të jetë ndër më të rreptat në Evropë," tha Ministrja për Emigracionin dhe Integrimin, Sylvi Listhaug, për agjencinë e lajmeve NTB. "Kjo është e nevojshme për t'i ndihmuar ata që vijnë tek ne për t'u integruar, tha politikania e partisë populiste të djathtë Partia e Progresit.

Ndër të tjera planifikohet zvogëlimi i ndihmave sociale për azilkërkuesit dhe përshpejtimi i dëbimeve. Po ashtu do të ketë kushtetmë të rrepta për bashkim familjar dhe lejen e përhershme të qëndrimit.