1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ryker dhe Thaçi nisen për në Nju Jork

Kryeadministratori i Kosovës, Joakim Ryker udhëton për në Nju Jork bashkë me kryeministrin Hashim Thaçi. Ky i fundit do t´u drejtohet 15 ambasadorëve të Këshillit të Sigurimit në një seancë me dyer të mbyllura.

default

Joachim Rücker, drejtuesi i misionit të OKB-së në Kosovë

Shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker (Joachim Rücker) udhëton për në Nju Jork, për të marrë pjesë më 16 janar në seancën e KS-it, ku do të raportojë për zhvillimet e tremujorit të fundit në Kosovë. Joakim Ryker, thotë se raporti i tij do të përmbajë çështje për arritjet që janë shënuar në Kosovë, ndërsa, theks të veçantë do t'i kushtojë ndërtimit të institucioneve demokratike në Kosovë. Ryker, poashtu do të potencojë faktin që status-quo në Kosovë është e paqëndrueshme dhe në këtë linjë ai do të kërkojë një zgjidhje sa më të shpejtë të statusit final të Kosovë.

Kosovo Demokratische Partei Hashim Thaci

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Me shefin e UNMIK-ut për në Nju Jork do të udhëhtojë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. KS-it, ia ka lejuar Hashim Thaçit që me një fjalim t´u drejtohet 15 ambasadorëve të KS-it, mirëpo në një sesion të mbyllur. Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi, shkurt shpjegon përmbajten e fjalimit të kryeministrit, Thaçi: "Kryeministri do të jetë i përgjegjëshëm për fjalën e tij. Ai do të flasë për zhvillimin institucional në Kosovë, për rendin, ligjin dhe për të drejtat e pakicave. Do të jetë një fjalim i përmbajtur mirëpo, që garanton se Kosova mund të funksionojë si shtet normal", thotë Kuqi.

Raporti para KS-it për zhvillimet në Kosovë, i shefit të UNMIK-ut Joakim Ryker, thuhet se do të jetë raporti i fundit që ai do ta paraqesë në këtë cilësi. Kjo për faktin që udhëheqësit kosovar shpresojnë se shumë shpejt do të ketë një vendim për statusin e Kosovës. Më pas, në Kosovë do të instalohet misioni i BE-së, që do të shënojë edhe fundin e misionit tetë vjeçar të OKB-së në Kosovë.

  • Data 15.01.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CpwL
  • Data 15.01.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CpwL