1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rusia po i tregon dhëmbët në Antarktik

Aktivistët e Greenpeace kanë protestuar disa herë kundër shpimeve ruse në Antarktik. Kufitarët rusë i kanë arrestuar tani ndërsa gjykatat po u organizojnë një proces. Dënimet mund të jenë shumë të ashpra.

Në një gjykatë të qytetit port Murmansk në veri të Rusisë, ka filluar të enjten (26.09.2013) procesi kundër aktivistëve të Greenpeace. 30 aktivistët nga më shumë se 10 vende të ndryshme akzohen për pirateri dhe kërcënohen deri me 15 vjet burg. Disa aktivistëve u është përcaktuar masa e mbajtjes në paraburgim për dy muaj, por të tjerët do të mbrohen në liri.

Si në filmat e Bondit

Roja bregdetare ruse sulmon anijen e Greenpeace

Roja bregdetare ruse sulmon anijen e Greenpeace

Fjala është për një incident që ka ndodhur në mes të shatorit 2013 në platformën për nxjerrjen e naftës "Priraslomnaja". Koncerni rus "Gazprom" po bën atje shpime, prej vitit 2011. Pala ruse pohon se atje ka rezerva në volum prej rreth 70 milionë tonelatash.

Greenpeace kërkon që shpimet ruse të ndalohen, për të mos rrezikuar mjedisin. Gjatë një aksioni me 18 shtator rojet kufitare ruse kanë shtënë me armë zjarri në ajër, e pastaj edhe me automatikë dhe armë më të rënda. Dy aktivistë u arrestuan, kur deshën që me një anije të depërtojnë deri tek plaftforma për nxjerrjen e naftës.

Një ditë më vonë gjërat u zhvilluan si një një film të James-Bond. Njësitë speciale ruse zbritën me litarë prej helikopterëve në anijet holandeze të Greenpeace "Arctic Sunrise". Anija për thyerjen e akullit është trasnferuar në Murmansk, ndërsa aktivistët në bord janë arrestuar dhe akuzuar për "pirateri"

"Akuzat absurde"

Caroline von Gall e quan këtë aksion si "jashtëzakonisht absurd". Profesorja në Universitetin e Këlnit i njeh mirë ligjet e Rusisë. "Pirateria sipas ligjeve ruse parashikohet kur gjërat gjenden në anije. Ndërsa personat mund të akuzohen vetëm për përfitime të paligjshme materiale", thotë von Gall. Ekziston edhe kushti i tretë për akuza për pirateri: "kërcënimi me dhunë, apo përdorimi i dhunës", shpjegon ajo. Sjellja ruse tregon se autoritetet e këtij vendi e përdorin drejtësinë "vetëm si mjet për të frikësuar të tjerët"

Aktivistët për ruajtjen e mjedisit kanë hedhur poshtë akuzat. Anija "Arctic Sunrise" ka qenë në ujërat ndërkombëtare, thtoë për Deutsche Wellen Christoph van Lieven, i Greenpeace nga Gjermania. Organizata është e mendimit se sjellja ruse është e pamatur. Van Lieven thotë se aktivistët kanë protestuar në mënyrë të qetë. Edhe Ksenija Vachrusheva, drejtuese e projekteve në organizatën për mjedisin "Bellona" nga Shën Petersburgu i kritikon autoritetet ruse për sjelljen e tyre ndaj Greenpeace. "Ato po përpiqen që këta persona të akuzohen për vepra që nuk i kanë bërë", thotë ajo.

Vladimir Putin në konferencë për shtyp të forumit ndërkombëtar për Antarktikun.

Vladimir Putin në konferencë për shtyp të forumit ndërkombëtar për Antarktikun

Ndërkohë edhe vetë presidenti Vladimir Putin është distancuar nga akuzat. Aktivistët për ruajtjen e mjedisit nuk janë piratë, tha ai në një konferenë për Antarktikun, të mërkurën e kaluar (25.09.2013). Por shefi i Kremlinit mendon se Greenpeace ka vepruar kundër të drejtës ndërkombëtare sepse ka shkelur të drejtat e punëtorëve në plaftformat për nxjerrejn e naftës. Të të njëjtit mendim si Putini janë edhe shumë ekspertë rusë. Mihail Voitenjko mendon se puna në "Priraslomnaja" është në veçanti e rrezikshme. Ndaj Greenpeace me qëllim ka provokuar gjendjen në një vend të rrezikshëm, pohon ai.

Të akuzuarit kërcënohen nga dënime të ashpra

Incidenti në Rusi nuk është përpjekja e parë kundër shpimeve në Antarktik. Rusia pohon se asaj i takon një pjesë e madhe e këtij rajoni, ku supozohet se ka rezerva të mëdha të derivateve energjitike. Rusia mendon se nga Antarktiku deri në vitin 2020 në vit do të nxjerrë rreth 86 miliardë kubikmetër gaz dhe 26,6 milionë tonelata naftë.

Greenpeace paralajmëron për katastrofat e mundshme dhe kërkon ndërprerjen e shpimeve. Ka pasur dhe shumë aksione kundër tyre. Në verë të vitit 2012 ata kanë bërë përpjekje të mbërrijnë deri tek "Priraslomnaja".

Nëse aktivistët me të vërtetë do të dënohen ende nuk dihet. Por ekspertja von Gall mendon se disa prej tyre do të denohen të paktën me pesë vjet heqje lirie. "Në Rusi autoritete kanë shumë mundësi manovrimi", thotë ajo dhe rikujton rastin e grupit muzikor "Pussy Riot". Vitin e kaluara dy femra janë dënuar me nga dy vjet burg, për shkak të një proteste në një katedrale të Moskës. Von Gall pohon se Rusia në vitet e fundit po përjeton një "fazë ekstreme represive". Fakti që në rastin e Greenpeace bëhet fjalë për shtetas të huaj, nuk do të luajë ndonjë rol. Paraburgimet e gjata dhe dënimët e ashpra janë të mundshme, pohon ajo.