1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Rusia pëlqehet nga francezët e nevrikosur

Për shkak të taksave aktori francez u bë rus. Aktorja Brigitte Bardot kërcënon të bëjë të njëjtën gjë, sepse Franca nuk bën sa duhet për kafshët.

default

Gerard Depardieu në rolin e Obelix-it

Nëse nuk do të kishte qenë prominent Gérard Depardieu, rasti nuk do të kishte qenë në qendër të medias. Dhe mbase edhe dëshira e aktorit të njohur francez për të marrë nënshtetësinë ruse nuk do të ishte plotësuar kaq shpejt. Por, Depardieu është një ikonë franceze dhe ndërkombëtare e filmit. Prandaj, nga artikujt bulevardeskë çështja u kthye në një temë të rëndësishme politike, prej të cilës donte të përfitonte në veçanti presidenti rus Vladimir Putin dhe në përgjthësi vendi i tij. Krah prezencës në media të Depardieus dhe kritikave të tij ndaj Francës vëmendje shkaktuan edhe shprehjet e Brigitte Bardots se e mërzitur për mbrojtjen e pamjaftueshme që Franca i bën kafshëve, edhe ajo do i kthejë krahët vendit. Pa vëmendjen e madhe që tërhoqi arratisja formale e Depardieus, "kërcënimet" e Bardots nuk do të kishin zënë asnjë rresh në gazeta.

Konflikt taksash me pasoja

Fillimisht u duk sikur Gérard Depardieu do të zhvendosej në Belgjikë. Ai pati blerë atje një shtëpi vjeshtën e kaluar, sepse taksat mbi të ardhurat në Francë janë për të shumë të larta. Presidenti francez François Hollande donte t`i vendoste milionerëve pas janarit të 2013-ës taksat e të pasurve prej 75 përqindshit, por Këshilli Kushtetues francez e bllokoi projektin fillimisht. Kur Depardieu foli për planet e tij se do largohej nga vendi për shkak të taksave të larta, kryeministri francez Jean-Marc Ayrault e quajti këtë "mungesë patriotizmi" dhe "për të ardhur keq". Konflikti mori me vete edhe rrethe të tjera. Ndërkohë në Francë nuk diskutohet më për gjestin e dëshpëruar të Depardieus, por për ligje kombëtare dhe të pabarabarta evropiane të takstave. Prandaj në fokus të mediave kanë rënë rrogat e majme të aktorëve si dhe pasojat që sjell kjo mbi gjendjen e keqe të industrisë franceze të filmit.

Gerard Depardieu Wladimir Putin Sankt Petersburg Russland

Gerard Depardieu dhe Vladimir Putin

Përfitimi i Putinit

Para se Depardieu të donte të shkonte në Belgjikë, në lojë u fut Rusia. Presidenti Vladimir Putin njoftoi më 20 dhjetor se në rast nevoje do i ofronte aktorit nënshtetësinë ruse. "Nëse Gérard kërkon të ketë një vendbanim në Rusi ose pasaportën ruse, ateherë mund ta marrë atë." tha Putin. Javën e kaluar ai nënshkroi një dekret, të shtunën e kaluar Putini dhe Depardieu bënë para mediave dorëzimin e pasaportës. Në Republikën e Mordoëisë ylli i filmit u prit me festë të madhe.

Në Francë shumë më tepër se sa synimi i tij për tu bërë rus, shqetësime krijuan lavdërimet që Depardieu i bëri Rusisë dhe qeverisë së ruse. Në një letër të hapur drejtuar mediave franceze aktori foli për dashurinë e tij të madhe për Rusinë, dashurinë e tij për Putinin dhe e quajti Rusinë "demokraci të madhe", në të cilën mund të jetohet mirë.

Gerard Depardieu als Cyrano de Bergerac

Gerard Depardieu si Cyrano de Bergerac

Shumë vetë e shohin zemërgjerësinë e Putinit dhe afërsinë që tregon me aktorin si llogari politike, me të cilin kërkohet që me shkëlqimin e yllit të filmit të nxitet dashuria për presidentin. Gazetari rus Andrej Gratschoë nga gazeta opozitare Noëaja Gazieta tha se miqësia e Gérard Depardieu me Putinin vihet në pah në një kohë kur presidenti rus po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje. Shkrimtari rus Edouard Limonov ushtroi kritik dhe i kërkoi Depardieus në blog që të dalë me pasaportën e tij të re më 31 janar në Moskë për të protestuar për kufizimin e të drejtës për tu mbledhur.

Por Gérard Depardieu ka marrë ndërkohë rrugën e kthimit. Pas vizitës së famshme në Rusi ai duhet të dalë ditën e martë në gjyq në Paris. Jo për taksat. Por sepse në nëntor është kapur duke i dhënë motorrit me 1,9 alkool pro mille.