Rusia njeh si shtete të pavarura Osetinë Jugore dhe Abkazinë | Evropa | DW | 26.08.2008
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Rusia njeh si shtete të pavarura Osetinë Jugore dhe Abkazinë

Rusia njohu zyrtarisht pavarësinë e rajoneve gjeorgjiane të Abkazisë dhe Osetisë Jugore. Dekretin përkatës e nënshkroi të martën (26.08) presidenti i Rusisë, Dmitrij Medvedjev.

Presidenti rus Medvedjev kryeson mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të Rusisë, 26.08.08

Presidenti rus Medvedjev kryeson mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të Rusisë, 26.08.08

Dmitrij Medvedjev u bëri thirrje edhe kombeve të tjera që ta njohin pavarësinë e Abkazisë dhe të Osetisë Jugore. "Ky është një vendim i vështirë, por e vetmja mundësi për të shpëtuar jetë njerëzish.", thja Medvedjevi. Duke mbajtur një fjalim të jashtëzakonshëm në televizion presidenti rus nënvizoi: "Njohja e pavarësisë së këtyre rajoneve është konform vullnetit të shprehur të popullit abkazian dhe atij të Osetisë Jugore dhe në përputhje me Kartën e OKB-së, Kartën e Helsinkit të vitit 1975 si dhe me të tjera dokumenta të së drejtës ndërkombëtare. "

Medvedjevi dekretoi në këtë mënyrë rezolutën e parlamentit të Rusisë, Dumës, të një dite më parë (25.08) për pavarësinë e Abkazisë dhe të Osetisë Jugore. Pas kësaj rezolute Medvedjevi mblodhi në një takim të jashtëzakonshëm Këshillin Kombëtar të Sigurisë lidhur me krizën në Gjeorgji.

Qysh të hënën, Medvedjevi deklaroi gjatë takimit që pati me ambasadorin rus në NATO, Dimitrj Rogozin : "Nuk kemi nevojë për një partneritet iluzor. Neve nuk na pëlqen të na rrethojnë me baza ushtarake të NATO-s. Ta them hapur, NATO-ja është më e interesuar se ne për bashkëpunimin. Nëse NATO-ja nuk do të bashkëpunojë, kjo nuk është ndonjë e keqe për Rusinë. Ne jemi të përgatitur për ndërprerjen e plotë të bisedimeve, ndonëse ky do të ishte një vendim i vështirë për Moskën. Unë shpresoj, që partnerët tanë do të mendohen edhe një herë."

DW.COM

  • Data 26.08.2008
  • Autor Miroslav Jablonski
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F57G
  • Data 26.08.2008
  • Autor Miroslav Jablonski
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F57G