1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rusia nënshkruan marrëveshjen e paqes me Gjeorgjinë - Gjendja në rajonin e krizës

Pasi presidenti i Gjeorgjisë, Mihail Sakashvili ka nënshkruar marrëveshjen e paqes, edhe Rusia e ka nënshkruar marrëveshjen. Megjithatë trupat ruse janë ende të stacionuara në Gjeorgji.

default

Ushtarë rusë në Gjeorgji

Me sa duket në Gjeorgji janë rrëmbyer dy gjeorgjianë me pashaportë gjermane, njofton ministria e jashtme në Berlin. Ambasada gjermane në Tbilis ka të dhëna se dy qytetarët gjermanë janë rrëmbyer, por nuk dihen ende hollësi të tjera. Deri më tani nuk janë bërë publike kërkesa të rrëmbyesve.

Armëpushim i brishtë

Ndërkohë në Gjeorgji marrëveshja e armëpushimit vazhdon të jetë ende e brishtë. Edhe këtë të shtunë trupat ruse vazhdojnë të jenë në zemër të tokës gjeorgjiane. Sipas ministrisë së brendshme gjeorgjiane, 40 km. në afërsi të Tbilsit janë parë tanke ruse.

Gjenrali i shtabit rus në Moskë, ka bërë të ditur se të 2000 trupat gjeorgjiane elitë të tërhequra nga Iraku përbëjnë një rrezik, pasi janë grumbulluar në afërsi të Tbilisit. Sipas të dhënavë ruse janë konfiskuar 100 tanke gjeorgjiane, ndër to 65 të tanke luftimi.

Por presidenti rus, Medvedjev në një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Sarkozi, ka sigurar zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit, të nënshkruar më parë nga presidenti gjeorgjian, Sajkashvili. Këtë e kishte kërkuar edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel në takimin me presidentin rus.

Megjithatë ushtria ruse, sipas të dhënave të veta, rezervon të drejtën të zbrazë depo armatimi dhe të shkatërrojë baza ushtarake. Shtetet e Bashkuara në gjashtë vitet e fundit kishin isntaluar baza të ndryshme ushtarake në Gjeorgji, shumica prej të cilave janë shkatërruar ndërkohë nga rusët.

Rusia e izoluar?

Duket se në rajon po përvijohet një konflikt i ri me Ukrainën. Ushtria ruse ka gjetur artileri të rëndë nën armët e konfiskuara, të financuar nga taksapaguesit ukrainas, të cilat janë shitur lirë presidentit gjeorgjian, mik me presidentin Jushçenko.


Ndërkohë një zëdhënës në Kiev është shprehur i gatshëm që të bashkojë sistemin e vet të mbrojtjes nga raketat me një sistem perëndimor antiraketor. Që rusët po ndjehen gjithnjë e më shumëtë izoluar, këtë e tregon edhe deklarata e shefit të shtabit, Nogovizyn. Në rast se Polonia do të instalojë sistemin antiraketor amerikan, nuk mund të përjashtohet përdorimi i armëve bërthamore kundër fuqive atomike dhe aleatëve të tyre, pra edhe kundër Polonisë. Me stacionimin e raketave, Polonia po e kthen veten, sipas gjeneralit rus në objektiv sulmi ushatarak.




  • Data 16.08.2008
  • Autor Hermann Krause
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EyQM
  • Data 16.08.2008
  • Autor Hermann Krause
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EyQM