1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusia mbyll rubinetat e gazit - Evropa vuan pasojat

DW7 Janar 2009

Rusët i bënë realitet kërcënimet. Koncerni energjetik rus Gazprom për shkak të grindjes me Ukrainën mbi faturat e papaguara po pengon furnizimin me gaz në Evropë.

https://p.dw.com/p/GSs1
Konflikti ruso-ukrainas për gazin dëmton EvropënFotografi: AP

Në kohën e temperaturave jashtëzakonisht të ulta, Rusia ka ndërprerë në tërësi furnizimin e Evropës me gaz përmes Ukrainës. Gazpromi rus të mërkurën në mëngjes ka mbyllur të gjithë gazpërçuesit, kumtoi shoqëria ukrainase Naftogaz. Ndërsa koncerni rus për këtë hap fajësoi Ukrainën.

Gjermania e varur nga gazi rus

Gati një e treta e gazit në Gjermani importohet nga Rusia. Që të martën janë vërejtur mangësitë e para në furnizim, por ministri i ekonomisë Mihael Glos (Michael Glos), tha se gjendja nuk është keqësuar shumë. Sa i përket mosmarrëveshjeve mes Rusisë dhe Ukrainës, ministri Glos ishte shumë i prerë: "Vetëm një gjë mund të them: Rusia dhe Ukraina duhet të ulen së bashku dhe më në fund të fillojnë t'i përmbushin obligimet për furnizimin me gaz. Nuk mund të them se cila anë ka të drejtë e cila jo, por kam përshtypjen se shumë vende po mbahen si peng e grindjeve mes Rusisë dhe Ukrainës." Ministri bëri të ditur se Gjermania ka rezerva gazi të paktën për tre muaj.

Gasstreit Russland Ukraine Gashahn wird zugedreht Gazprom Gas
Të martën u mbyll rubineti i gazit për mjaft vende të Evropës juglindoreFotografi: AP

Situatë kritike në vendet e Evropës lindore

Gjendje shumë më e rëndë po mbretëron në disa vende të Evropës Lindore dhe Juglindore. Sllovakia u detyrua të shpallë gjendje emergjence, pasi që nga Rusia ka mbërritur 70 përqind më pak gaz. Situata është e ngjashme edhe në Serbi, Bullgari dhe Hungari. Probleme ka edhe në Itali, Francë dhe Austri.

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian, pohon se Rusia dhe Ukraina janë shprehur të gatshme për negociata të reja. Përfaqësuesit e Rusisë të enjten do të takohen në Bruksel edhe me krerët e BE-së. Tema kryesore e takimit është furnizimi me energji.

Akuzat e Rusisë

Alexej Miller Chef von Gazprom
Shefi i Gazpromit rus Aleksej Miler (në qendër)Fotografi: AP

Rusia akuzon Ukrainën se vjedh sasi gazi për vendet e BE-së. Sipas saj Ukraina se ka marrë ilegalisht prej tubacioneve më tepër se 60 milionë metra kub gaz, që kishin si destinacion BE. Mosmarrëveshja ka të bëjë me pagesën e gazit natyror të transportuar tashmë dhe për çmimin për vitin 2009-të.

Gasstreit Russland Ukraine Gashahn wird zugedreht Gazprom Gas Gas-Verteiler-Station in Baumgarten Österreich
Stacion distribuimi për gazin në Baumgarten të AustrisëFotografi: AP

BE bën thirrje për zgjidhjen e grindjes

Rusia kërkon të ngrejë në nivelin e tregut çmimet relativisht të ulëta për Ukrainën. BE-ja u bëri thirrje të dyja vendeve, që t'i japin fund sa më shpejt grindjes. Një zëdhënës i Komisionit të BE-së theksoi, se nuk ekziston "ndonjë rrezik i drejtpërdrejtë për furnizimin e qytetarëve të BE-së" me gaz. Por meqenëse 80% e gazit rus në BE vjen përmes Ukrainës dhe meqenëse ndodhemi në "mes të dimrit", Brukseli dëshëron një zgjidhje të shpejtë. Për të bërë presion ndaj palëve në konflikt në Ukrainë po qëndrojnë përfaqësues të Komisionit të BE-së dhe të presidencës çeke.