1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rusia mbetet e ngurtë në çështjen e Sirisë

Megjithë apelet e Ligës Arabe dhe bashkësisë ndërkombëtare, Rusia edhe më tej po bllokon sanksionet kundër Sirisë. Ajo ka vënë veto edhe në një rezolutë në KS të OKB. Për këtë ka disa shkaqe.

Bashar Assad dhe Sergej Lavrov

Lavrov dhe Asad: takim miqësor

Rusia mbetet në çështjen e Sirisë e ngurtë. Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov ka treguar mirëkuptim për aksionet e presidentit Assad në konfliktin me forcat opozitare. "Në interesin tonë është që popujt arabë të jetojnë në paqë dhe harmoni", deklaroi Lavrov në fillim të vizitës së tij në Siri. Moska së bashku me Kinën kanë bllokuar një rezolutë të paraqitur në KS të OKB, me të cilën denohen sulmet e armatosura të regjimit sirian ndaj poullatës civile.

Këto dy vende kanë bllokuar edhe një rezolutë tjetër kundër Sirisë, në tetor të vitit të kaluar. Vet Moska në dhjetor ka paraqitur një projektrezolutë me të cilën denohen aksionet e dhunshme të të dyja palëve në Siri. Por ajo është hedhur poshtë nga disa vende të tjera në KS të OKB-së.

Shumica e vendeve perëndimore dhe shumë vende arabe kërkojnë aksione më të ashpra të OKB-së kundër regjimit sirian. Ato kritikojnë Assadin për brutalitet ndaj opozitës dhe demonstruesve të saj.

Rusia "nuk do një Libi të dytë"

Votim në KS të OKB

Rusia dhe Kina bllokuan rezolutën kundë Sirisë

Përderisa bota arabe është distancuar nga Siria, Rusia mbetet një prej aleatëve të saj më të rëndësishëm. Kjo u pa edhe në pritjet që u bënë Lavrovit në Damask nga presidenti Assad dhe ithtarët e tij. "Vendimtare është perspektiva gjeostrategjike e partneritetit ruso-sirian", pohon Günter Meyer, drejtor i Qendrës për Studime në Botën Arabe, në Universitetin e Majncit.

Rusia dhe Siria kanë raporte të mira që nga koha sovjetike. Marina ruse ka në limanin Tartus bazët e vetme jashtë territorit të ish-Bashkimit Sovjetik. Para disa javësh atje është stacionuar edhe bartësja ruse e avionëve "Admiral Kuznjecov". Përveç kësaj, Rusia i shet Sirisë edhe shumë armë. Në rast se KS i OKB vendosë sanksione kundër Sirisë, industria ruse e armatimit do të humbte rreth katër miliardë dollarë, sa përbën eksporti i armëve ruse në Siri.

Edhe më e rëndësishme është komponeta gjeopolitike, pohon Boris Dolgov nga Instituti Orien në Akademinë Ruse të Shkencave. "Nëse Rusia e "dorëzon" Sirinë, si në rastin e Libisë, atëherë do të cënohej rëndë autoriteti rus. Në rastin e Libisë Rusia ishte e përmbajtur e më vonë u detyrua të shikojë rënien e regjimit të Gadafit dhe vrasjen e tij. "Rusia nuk do të lejojë një Libi të dytë", pohon Dolgov.

S'ka trupa ruse në Damask

Pritja e Lavrovit në Damask

Përshëndjetje frenetike e Lavrovit në Damask

Por Rusia nuk do të mbështeste Sirinë edhe me forca ushtarake, në rast të një intervenimi, mendojnë ekspertët. "Internacionalizimi i këtillë i konfliktit me pjesëmarrjen e trupave ruse është i përjashtuar", pohon Günter Meyer.

I këtij mendimi është edhe Margarete Klein nga Fondacioni për Shkencë dhe Politikë në Berlin. Çmimi politik për Moskën do të ishte tepër i lartë, sepse ajo nuk do të acarojë kaq tepër raportet me vendet tjera për shkak të regjimit të Assadit, thotë kjo eksperte. Pozita e Rusisë nuk është e lehtë. Ajo duhet të sigurojë mbijetesën e një partneri të rëndësishëm, por duke mos rrezikuar pozicionet e veta. Moska edhe më tej është e interesuar për raporte të mira me vendet e Lindjes së Mesme.

Kriza e Sirisë, temë e fushatës elektorale

Ekspertët vlerësojnë se ka dhe shkaqe të brendshme politike për ngurtësinë ruse në rastin e Sirisë. Me 4 Mars në Rusi mbahen zgjedhjet presidenciale. Fitorja e Vlladimir Putinit konsiderohet e sigurt, por në sondazhet e fundit ka rënë përkrahja e tij për shkak të manipulimit të zgjedhjeve të fundit dhe protestave. Prandaj "Putini do të përpiqet që të kombinojë retorikën antiperëndimore me një paraqitje më të bindshme në politikën e jashtme", shkruan në analizën e saj Margarete Klein.

Autor: Roman Goncharenko / Bahri Cani

Redaktoi: Esat Ahmeti

DW.COM