1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Rusia kërcënon Ukrainën për ëndrrën Europiane

A ka Rusia një plan sekret për pengimin e Ukrainës të afrohet me BE? Një gjë e tillë nuk dihet me siguri, por Moska dhe Kievi po luajnë të ashtuquajturën ‚luftë tregtare‘.

„Lufta tregtare“ shtatë ditore mes Rusisë dhe Ukrainës, siç u quajt nga mediat e të dy vendeve përfundoi. Dogana ruse informoi të enjten (20.08.2013) palën ukrainase se nuk do të ketë më kontrolle shtesë. Këto kontrolle kishin të bënin me disa masa që pothuajse bllokuan të gjithë eksportin e produkteve ukrainase drejt Rusisë.

EU-Komissar Stefan Füle zu in Kiew

Komisioneri për Zgjerim i BE Stefan Füle në Kiev

Më 14 gusht Federata e Punëdhënësve Ukrainas dha alarmin. Rusia kishte klasifikuar si të "rrezikshme" të gjitha produktet ukrainase. Kjo do të thoshtë se doganat ruse do të kryenin kontrolle më të rrepta për produktet që hynin nga Ukraina. Nuk kishte rëndësi se çfarë ishte, ushqime apo tuba çeliku, gjithëçka duhet të kontrollohej në imtësi. Në kufirin mes dy vendeve u krijua një radhë disa kilometra e gjatë me kamionë. Sipas Federatës së Punëdhënësve kjo bllokadë e rusëve mendohet t‘i ketë shkaktuar Ukrainës një dëm prej 2.5 miliard dollarësh.

Përplasja më e madhe tregtare që pas"luftës së gazit"

Kjo ishte përplasja më e madhe tregtare mes dy vendeve që pas „luftës së gazit“ në vitin 2006 dhe 2009 kur Rusia bllokoi tubacionet që çonin gaz drejt Ukrainës. Qeveria në Kiev u përpoq të anashkalonte incidentin e fundit. "Nuk do të ketë luftë tregtare", shkruante kryemnistri Mykola Asarow në profilin e tij në Facebook. Ndërsa Presidenti Viktor Janukowitsch zhvilloi një bisedë telefonike me kolegun e tij Wladimir Putin, për të kërkuar një shpjegim nga Moska, por Putin heshti.

Se çfarë qendron pas kësaj heshtjeje mbetet temë e spekulimeve. E përjavshmja e Kievit "Dserkalo Tyschnja" shkruan se „lufta tregtare“ është pjesë e një plani rus. Qëllimi i tij është që të parandalohet afrimi i Ukrainës drejt BE. Përveç të tjerave planifikohet që oligarkët e Ukrainës të vihen nën presion. Moska nga ana tjetër nuk e ka përgënjeshtruar ose konfrimuar këtë supozim.

Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin

Ukraina dhe BE afrohen më shumë

Sergej Glasjew, këshilltar i presidentit rus konfirmoi në mënyrë indirekte se gjithëçka ka të bëjë me Bashkimin Europian. Doganat ruse janë përgatitur për një gjë tillë që nëse Ukraina nënshkruan një marrvëshje bashkëpunimi me BE, tha ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve "Interfax" më18 gusht. Moska me një veprim të tillë kërkon të parandalojë që produktet e lira europiane të futen në Rusi përmes Ukrainës, vazhdonte më tej Glasjew.

Në fund të nëntorit Ukraina dhe BE pritet të nënshkruajnë në qytetin lituanez Vilinius një marrëveshje, e cila parashikon edhe krijimin e një zone të lirë tregëtare. Një marrëveshje e tillë shihet me mjaft rëndësi në rrugën e Ukrainës drejt BE, edhe nëse nuk bëhet antarësimi.

Rusia kërkon bashkimin e doganave

Glasjew kërcënoi Ukrainën duke thënë se ajo do të jeta „firma e vetëvrasjes“. Në vend të kësaj u shpreh ai, Ukraina duhet të bëjë pjesë në bashkimin e doganave mes Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit. Më pas vendi mund të blejë gaz me çmim të lire, theksonte këshilltari i Putin.

Deklarata të tilla nuk janë të reja. Edhe presidenti Putin ka provuar prej vitesh të tërheqë Ukrainën drejt bashkimit doganor. Mesazhi: Tregu rus për shkak të ngjashmërive dhe marrëdhënieve të vjetra me Ukrainën është më i mirë se tregu Europian. Por Kievi ka refuzuar një gjë të tillë me argumentin se kërkon antarësimin në BE. Kjo alternativë mbështetet nga 55% e popullsisë, të cilët duan që Ukraina të nënshkruajë marrvëshjen me BE. Ky ishte rezultati i sondazhit "DW-Trend" të zhvilluar në korrik 2013.

Ende nuk është e qartë nëse Rusia do t'ia arrijë qëllimit me presionin e saj ndaj Ukrainës. Ricardo Giucci nga qendra Berlin Economics beson se veprimi i Moskës mund të ketë efekt të kundërt. Eksperti është pjestar i grupit të këshillimit gjerman pranë qeverisë së Ukrainës. "Unë besoj se një gjë e tillë do të rrisë mbështetjen për nënshkrimin e marrëveshjes ", tha Giucci për DW. Incidenti tregon qartë se rruga e vetme „për të bërë përpara“ është nënshkirmi i marrëveshjes.