1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusia anullon takimin e gurpit të gjashtë vendeve mbi programin bërthamor iranian

(VFB)24 Shtator 2008

Rusia pezullon pjesëmarrjen në grupin e gjashtë vendeve negociuese lidhur me programin bërthamor të Iranit duke anulluar takimin e planifikuar për të enjten. Kjo temë gjen jehonë në shtypin gjerman të së enjtes.

https://p.dw.com/p/FOTj
Fotografi: picture-alliance/dpa

Gazeta "Finantial Times Deutschland" komenton: "Çdo ditë udhëheqja ruse përpiqet të merret seriozisht si një aktore në politikën ndërkombëtare. Por nëse në raste të tjera është e nevojshme ajo nuk ka ndonjë gatishmëri të madhe për të marrë përgjegjesi mbi vete. Tani Rusia bëri që të dështoi takimi i gjashtë vendeve, që do të diskutonin mbi sanksionet e OKB-së ndaj Teheranit. Anullimi i këtij takimi është një sinjal shkatërrues ndaj Teheranit. Mes Rusisë dhe fuqisë së mundshme bërthamore Iranit shtrihet Kaukazi. Askush tjetër nuk do të kish interes më të madh për të penguar një zhvillim të tillë përveç vet Rusisë. Por Moska vazhdon të sillet sikur po i bën ndonjë nder Perëndimit që merr pjesë në bisedime, apo miraton sanskionet. Me veprime në këtë mënyrë Rusia edhe në të ardhmen do ta ketë të vështirë të pranohet si fuqi e madhe."


"Frankfurter Allgemeine Zeitung" analizon: "Në dokumentin themeltar të pranverës së vitit 1945 Kombet e Bashkuara përmendin si qëllimin primar "ruajtjen e paqes botërore dhe të sigurisë ndërkombëtare dhe për këtë qëllim marrjen e masave efikase kolektive". Përse këto përpjekje kanë dështuar vazhdimisht, këtë e tregon edhe Asambleja e sivjetme e Përgjithshme e OKB-së, me ritualin rendezvous së krejtuesve të shteteve dhe të diplomatëve. Kësaj here është vala e shokut të krizës së Kaukazit ajo që do të bëjë të dështojnë përpjekjet për zgjidhje të përbashkëta. Në vend të gjetjes së zgjidhjeve tani ka nisur një lojë ping pongu diplomatik mes Moskës dhe Uashingtonit sipas skemës: nëse ti anullon një konferencë që më intereson mua edhe unë anulloj një konferencë që të intereson ty."