1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rusi: Putini dëbon 755 diplomatë të SHBA-së

Për muaj të tërë Rusia ka qenë e tërhequr. Por tani presidenti Vladimir Putin e ka precizuar reagimin diplomatik të Kremlinit ndaj sanksioneve të SHBA-së duke ia ndaluar qendrimin në vend 755 diplomatëve të SHBA-së.

"Do të jetë e dhimbshme për SHBA-në - por sipas mendimit tim e pashmangshme", tha presidenti Vlardimir Putin në një intervistë për televizionin Rossia 24. Si hakmarrje për sanksionet e reja të vendosura nga senati i SHBA-së, 755 diplomatë amerikanë duhet të largohen nga Rusia. Qysh të premten (28.08)Ministria e Jashtme ruse deklaroi, se numri i personave në ambasadat dhe konsullatat e SHBA-së në Rusi duhet të reduktohet në 455 deri në shtator, kjo shifër i përgjigjet numrit të diplomatëve rusë në SHBA. Putini përmendi shifrën e saktë të përfaqësuesve të prekur të SHBA-së.

Këta duhet t'i ndërpresin "aktivitetet në Rusi" dhe deri më 1 shtator duhet të largohen nga vendi. Ndërkohë punojnë "mbi njëmijë vetë" në përfaqësitë diplomatike të SHBA-së në Rusi, dekalroi ai.

Putin: unë jam kundër sanksioneve të mëtejshme

Shefi i Kremlinit bëri edhe një herë të qartë, se sanksionet e SHBA-së do t'i përkeqësojnë edhe më shumë marrëdhëniet midis dy vendeve. Ai po përgatitet për një fazë më të keqe. "Ne kemi pritur gjatë dhe kemi shpresuar, që situata do të përmirësohet", tha Putin. Por kjo "nuk pritet të ndodhë së shpejti". Rusia ndonëse mund të marrë masa kundër SHBA-së, tani për tani nuk e ka parashikuar një gjë të tillë. "Unë jam ndërkohë kundër të tilla masave," shtoi Putin.

SHBA shprehin keqardhje për vendimin e Moskës për dëbimin e diplomatëve amerikanë. "Na vjen keq dhe ky është një veprim i pajustifikueshëm", tha një përfaqësues i Ministrisë së Jashtmë në Uashington. Qeveria e SHBA-së do të shqyrtojë, se çfarë pasojash mund të ketë "një kufizim" i tillë dhe do të konsultohet për qëndrimin e mëtejshëm. 

Të enjten (27.07)senati në Uashington pavarësisht kritikave nga Europa vendosi për sanskione të reja ndaj Rusisë. Sfondi ka të bëjë me vlerësimet e shërbimeve sekrete të SHBA-së, që qeveria në Moskë ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Rusia e ka hedhur poshtë këtë. Po ashtu duhet të ndëshkohet edhe aneksimi i Krimesë ukrainase. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ende nuk e ka nënshkruar vendimin, por ka shprehur synimin e tij për ta miratuar atë.

se/kle (afp, dpa, rtr)