Rusi - Konfrontim në vend të dialogut | Bota | DW | 12.06.2012
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rusi - Konfrontim në vend të dialogut

Udhëheqës të opozitës ruse merren në hetuesi. Sipas autoriteteve Hetimet zhvillohen kundër të ashtuquajturit "Marshim i milionave".

Pak para fillimit të protestave të reja kundër shefit të Kremlinit, Vladimir Putin hetuesit kontrolluan ditën e hënë (11.06.2012) banesat e disa udhëheqësve të opozitës. Sipas të dhënave të autoriteteve, janë kontrolluar ndër të tjera bloggeri, Alexej Nawalny, shefi i Frontit të Majtë Sergej Udalzow, si dhe Ilja Jaschin nga lëvizja Solidarnost. Sipas të dhënave të opozitës kontrolle ka pasur edhe në banesat e ish-zëvendëskryeministrit Boris Nemzow dhe moderatores së televizionit Xenia Sobtschak, e cila iu bashkangjit protestave të zhvilluara pas zgjedhjeve të diskutueshme parlamentare të dhjetorit.

An opposition activist wearing a T-shirt depicting Russian President Vladimir Putin looks on during a banned anti-Kremlin protest in St.Petersburg, Russia, Thursday, May 31, 2012. Opposition groups have been calling rallies on the 31st day of each month to honor the 31st article of the Russian Constitution, which guarantees the right of assembly. Most of the rallies have been banned or dispersed by police as unsanctioned. (Foto:Dmitry Lovetsky/AP/dapd)

Protesta kundër presidentit Putin

Hetimet zhvillohen kundër të ashtuquajturit "Marshim i milionave", të zhvilluar më 6 maj, i cili mori fund me trazira masive, thonë autoritetet. Rreth 20 mijë vetë morën pjesë në këto protesta të zhvilluara pak para marrjes së postit nga Putini. Qindra demostrues u arrestuan pas përplasjeve me policinë. Për shkak të nxitjes së trazirave masive gjatë protestave të gjithë ata që janë kontrolluar në shtëpi, janë thirrur ditën e martë (12.06.2012) për t'u merrë në pyetje, bënë të ditur autoritetet hetimore në Moskë.

Ashpërsim i të drejtës së demostrimit

Pikërisht për ditën emartë kundërshtarët e qeverisë kanë thirrur mbajtjen e një proteste në Moskë kundër Putinit. Pritet që në protestë të marrin pjesë dhjetra mijëra vetë. Administrata e qytetit ka dhënë leje për një demostratë me 50 mijë pjesëmarrës. Megjithë kontrollet e udhëheqësve të opozitës dhe ftesat për t'u marrë në pyetje në kohën kur zhvillohet manifestimi, protesta do të mbahet sipas planit, bëri të ditur një zëdhënës i komitetit organizativ.

Aksioni i opozitës tërheq edhe më shumë vëmendjen edhe për shkak të ligjit për ashpërsimin të drejtës së grumbullimit, të nënshkruar nga Putini të shtunën e kaluar. Ai parashikon gjoba të larta për ata që shkelin të drejtën e demonstrimit. Nëse për shembull gjatë një demonstrate lëndohen njerëz ose dëmtohet pasuri, atëherë pjesëmarrësit kërcënohen me gjoba nga 250 deri 7 mijë euro.

"Kremlini kërkon të drejtojë lëvizjen e opozitës"

Çfarë pasojash do të ketë ligji i ri për demonstrimin në Rusi, pritet të shihet, mendon Eberhard Schneider nga qendra për Rusinë në Bruksel. "Tani është lajmëruar një demonstratë e madhe, prandaj unë mendoj se aksioni kundër udhëheqësve të opozitës ka si qëllim që ata të mos marrin pjesë në demonstratë", presupozon eksperti. Me sa duket po bëhen përpjekje për ta lënë opozitën pa kokë.