1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rusi: Bie interesi ndaj BE-së

Kriza në vazhdim e euros me sa duket po e turbullon qëndrimi e rusëve ndaj Bashkimit Evropian. Shumë më kritik sesa në vitin e kaluar, rusët shohin perspektivat për marrëdhëniet me BE-në.

Russian Prime Minister Vladimir Putin, right, shakes hands with European Commission President Jose-Manuel Barroso after their news conference in Moscow, Russia, Friday, Feb. 6, 2009. Russia and the European Union tested the troubled waters of their relationship Friday, holding the first top-level meetings since a chilling two-week cutoff of Russian gas supplies via Ukraine. (AP Photo/Alexander Zemlianichenko)

Vladimir Putin dhe Jose-Manuel Barroso

Ndërsa numri i përkrahësve të anëtarësimit të Rusisë në BE, ka mbetur me 38 për qind gati i njëjtë, ka një numër në rritje të kundërshtarëve. Pothuajse gjysma e të anketuarve (47 përqind) e refuzoi në sondazhin e fundit anëtarësimin e vendit të tyre në BE. Kemi pra njëmbëdhjetë për qind më shumë se vitin e kaluar.

Kjo del prej sondazheve të DW-Trend për Rusinë për muajin qershor. Instituti për demoskopinë IFAK zhvilloi me porosi të redaksisë ruse të Deutsche Welle një sondazh me 1000 vetë në Rusi. Të anketuarit ishin të moshës 18 deri 65 vjeç.

--- 2012_05_18_Umfrage_1_RUS.psd

DW-TREND qershor 2012

Nga pikëpamja e popullsisë ruse objektivi kryesor dhe mjaft i qartë i Bashkimit Evropian është nxitja e rritjes ekonomike. Por pikërisht në këtë çështje thelbësore që dhe shumica e rusëve mendon se është edhe më e rëndësishmja, Bashkimi Evropian ka bërë muajt e fundit një figurë jo të mirë. Kriza e borxheve në eurozonë e frenon rritjen ekonomike. Dhe për këtë me sa duket bie edhe besimi i rusëve tek BE.

40 për qind e të anketuarve mendojnë se BE-ja ndjek objektivin e zgjerimit territorial. Një ndër pesë e të intervistuarve përmend si qëllim që ndjek BE-ja zhvillimin e një sistemi të përbashkët të sigurisë dhe zbatimin e interesave evropiane në botë. Në këtë mes del në pah një problem themelor. Shumë rusë e përkrahin zhvillimin e një sistemi të përbashkët të sigurisë evropiane, por pak janë aktivë sa i takon një zgjerimi territorial të BE-së dhe zbatimit të interesave evropiane në botë.

General view of the Russian gas-measuring station 'Sudzha' near the Ukrainian border, Russia, 11 January 2008. European Union (EU) observers arrived at this station to monitor the volume of Russian natural gas shipments through Ukraine. Russian President Dmitry Medvedev on 11 January rescinded an agreement on allowing gas monitors to inspect gas pipelines in Ukraine, citing a violation by Kiev. Medvedev's move has further delayed the resumption of the flow of gas through Ukraine to Europe. EPA/SERGEY DOLZHENKO +++(c) dpa - Report+++

Furnizime gazi nga Rusia për në Evropë

Në të njëjtën kohë popullsia ruse është skeptike në lidhje me imazhin e vendit të tyre në Evropë. Për më tepër, shumica beson, që Rusia shihet në Evropë kryesisht si furnizues me lëndë të para dhe me krah të lirë pune (35 përqind e të anketuarve). Vetëm një e katërta e të anketuarve (24 përqind) mendojnë se Evropa e konsideron Rusinë si një partner të besueshëm strategjik.

22 për qind e të anketuarve kanë një pikëpamje edhe më skeptike. Ata mendojnë se Rusia shihet në Evropë si një superfuqi me ambicie perandorake së cilës nuk mund t'i besosh. Ky qëndrim nuk ka ndryshuar që nga viti 2011. Nga perspektiva e popullsisë ruse Rusia gjatë muajve të kaluar nuk ka mundur ta ndryshonte pozitivisht imazhin dhe ndikimin e saj në Evropë.

Vendimi i disa politikanëve të BE-së që të mos shkojnë në Kampionatin Evropian të Futbollit, për të protestuar në këtë mënyrë kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut në Ukrainë, hidhet poshtë me një shumicë të qartë nga popullsia ruse. 60 për qind e të anketuarve e quan këtë vendim si të gabuar. Vetëm 17 përqind e tyre e quajnë të drejtë. Prandaj, edhe një bojkotim i mundshëm politik i Lojrave Olimpike Dimërore në vitin 2014 në Soçi të Rusisë gjen pak mbështetje. 71 për qind e të anketuarve mendon se është gabim, nëse kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut në Rusi do të ketë protesta të tilla. Vetëm 14 për qind i mbështesin ato.