1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rusët me "dëshmi të reja" për gazin helmues të përdorur nga kryengritësit

Këto fakte i ofron qeveria ruse e cila është kundër një veprimi të mundshëm ushatarak ndaj regjimit të Asadit.

default

Nga takimi Baschar al-Assad dhe Sergej Rjabkow në Damask

Qeveria ruse ka në dispozicion nga udhëheqja siriane sipas të dhënave të veta "dëshmi të reja" për përdorimin e gazit helmues nga kryengritësit islamikë. Kjo bën që të vihet përsëri në një situatë të vështirë arritja e një marrëveshjeje me Perëndimin për një Rezolutë për Sirinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Materaili i ri nga Siria dëshmon se armët kimike më 21 gusht afër kryeqytetit Damask duhet të jenë vënë në përdorim nga kryengritësit, tha zevëndësministri i Jashtëm rus, Sergej Rjabkov pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm rus, Walid al-Muallim në Damask.

Rjabkov deklaroi se Rusia është e dëshpëruar me raportin e OKB-së për sulmin kimik, duke e quajtur “të politizuar dhe të njëanshëm”. Sipas të dhënave të agjencisë ruse të lajmeve, diplomati rus kritikoi po ashtu ashpër inspektorët e Kombeve të Bashkuara. Rusia në këtë mënyrë mbrohet në Këshillin e Sigurimit kundër pretendimeve të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Kinës, Francës, për të kërcënuar Sirinë me sanksione, duke përfshirë edhe veprime të mundshme ushtarake, nëse Siria nuk i përmbahet planin për çarmatim.