1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Rumania para një riorganizimi politik

Me një shumicë dy të tretash në parlament "Unioni Social-liberal" dhe kryeministri Victor Ponta mund të ndryshojnë kushtetutën rumune. Vëzhguesit i druhen përsëritjes së "modelit hungarez".

epa03502312 A Romanian woman exits the polling booth while holding her ballot at a polling station in Bucharest, Romania, 09 December 2012. Reports state that about 18.2 millions Romanians are going to polls on 09 December 2012 to elect a new parliament. EPA/ROBERT GHEMENT +++(c) dpa - Bildfunk+++

Wahl Rumänien Bukarest Parlament

Kryeministri rumun Victor Ponta nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për homologun e tij hungarez. Siç shprehet ai vetë, është i magjepsur nga guximi me të cilin Viktor Orban kundërshton Bashkimin e fuqishëm Evropian.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 dhjetorit 2012, Ponta dhe Unioni Social-liberal (USL), ish - komunist dhe nacionalist, arritën atë që Orban dhe partia e tij Fidesz siguruan në 2010: një fitore të thellë elektorale. Sipas përllogaritjes së ndarjeve të vendeve në parlament, ata kanë tani një shumicë dy të tretash. Ponta dhe USL nuk lenë të dyshohet, që do ta përdorin këtë fitore për një riorientim rrënjësor politik të Rumanisë. Me riorganizimin e planifikuar të shtetit, pas Hungarisë, Rumania do të jetë shumë shpejt rasti i dytë problematik në BE sa i takon demokracisë.

Fillimisht shfuqizimi i presidentit ...

Në fillim do të hyjë në një fazë të re, vendimtare lufta për pushtet, që zgjat prej më shumë se një gjysmë viti, mes qeverisë dhe presidentit Traian Băsescu. USL do ta përdorë fitoren në zgjedhje për shfuqizimin përfundimtar të Băsescut. Qendrat e votimit sapo ishin mbyllur të dielën (9.12.) dhe sapo kishin filluar të dilnin parashikimet e para të rezultatit, kur Ponta deklaroi një kërcënim biblik: "Kush ngre tani shpatën, do të vdesë prej saj." Paralajmërimi i drejtohej Băsescut: nëse presidenti nuk do të propozojë Victor Pontan si kryeministër, do të ndërmerret një procedurë e re për heqjen e mandatit.

Băsescu kishte bërë të ditur disa herë gjatë fushatës elektorale se nuk do të propozojë sërish Pontan. Sipas kushtetutës presidenti është i detyruar të propozojë kandidatin e forcës që ka shumicën në parlament; kandidati i propozuar duhet të zgjidhet pastaj nga parlamenti, i cili duhet të konstituohet brenda 20 ditësh. Por formulimi i paragrafit përkatës në kushtetutë lejon një hapësirë minimale interpretimi, të cilën Băsescu do ta shfrytëzojë deri në fund, siç bëri të ditur javën e kaluar.

Nëse do të jetë vërtet kështu pritet të shihet javën e ardhshme, kur Băsescu pas konsultimeve me të gjitha partitë do të bëjë të ditur kandidatin për postin e kryeministrit. Nga "Aleanca për një Rumani të Drejtë" (ARD), e afërt me presidentin, ka zëra që i kërkojnë Băsescut të propozojë Pontan. Ky do të ishte shansi i vetëm i Băsescut për të shmangur heqjen e sigurt të mandatit. Dhe si president Băsescu do të ishte një opozitë më efektive se sa ARD, e cila është e përfaqësuar vetëm me 13 vende në parlament. Vetë Băsescu deri tani ka heshtur, por pozicioni i tij është dukshëm më pak i favorshëm. Ndryshe nga procedura e parë për heqjen e mandatit në muajin korrik, këtë herë nuk mund të presë as vendim pro tij nga gjykata kushtetutese dhe as mbështetje nga Brukseli. Tashmë situata kushtetuese është krejt e qartë.

Social Liberal Union (USL) co-leader, leftist Romanian Prime Minister Victor Ponta, the president of Social Democrat Party, is greeted by supporters as he arrives for an electoral rally in Craiova, 230 km (143 miles) west of Bucharest December 7, 2012. Thousands of Romanians rallied in favour of the leftist government coalition in the last day of a lacklustre political campaign ahead of Sunday's parliamentary election. REUTERS/Radu Sigheti (ROMANIA - Tags: POLITICS ELECTIONS)

Kraeministri socialdemokrat i Rumanisë, Victor Ponta, gjatë një veprimtarie elektorale në Craiova, 7 dhjetor 2012

...pastaj ndryshimi i vendit

Në Unionin Social-liberal planet shkojnë më tej: projektet e para të mëdha janë riorganizimi administrativ i Rumanisë dhe një reformë e thellë kushtetuese. Përpara se të bëhej e qartë se USL kishte fituar shumicën prej dy të tretash në parlament, Ponta kishte propozuar të tërhiqej si partner i vogël në koalicion, Partia e pakicës hungareze, UDMR. Por këto plane hasën menjëherë në kundërshtimin e fortë të shumë nacionalistëve me influencë në USL. Megjithatë pritet që UDMR të jetë e përfshirë në një farë mënyre në qeverinë e re rumune, pasi partia e hungarezëve është e lidhur mirë me konservatorët në Evropë. Kështu mund të zbuteshin edhe rezervat e BE-së kundrejt Pontas dhe Unionit Social-liberal.

Edhe më të thella se riorganizimi administrativ i vendit, janë planet e USL për ndryshimin e kushtetutës dhe shtetit. Forma shtetërore gjysmëpresidenciale duhet të hiqet, planifikon USL. Rumania duhet të bëhet një republikë parlamentare, ku i gjithë pushteti ekzekutiv të jetë në duart e kryeministrit. Qeveria e Pontas planifikon gjithashtu të kufizojë fort kompetencat e gjykatës kushtetuese. Kjo do t'i hapte rrugën synimeve parësore: USL kërkon të shpërbëjë, ose të paktën të shfuqizojë ndjeshëm strukturën institucionale për luftimin e korrupsionit, e cila është krijuar gjatë viteve të fundit. Nuk është për t'u çuditur: në aleancën partiake janë bashkuar grupet më të pushtetshme dhe të korruptuara të interesit. Qëkurse disa pjesë të drejtësisë rumune veprojnë me ashpërsi kundër korrupsionit, bëhet fjalë për ekzistencën dhe të ardhmen e një klase të tërë.