1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Rumani: Kushtetuesja pezullon Basescun

Në Rumani Gjykata Kushtetuese e ka quajtur të drejtë heqjen nga posti të presidentit Traian Basescu. Procedurat e nevojshme janë "respektuar", tha Gjykata pas shtatë ditë këshillimesh.

Presidenti i përkohshëm rumun, president i Senatit, Crian Antonescu, bën pjesë në qeverinë e qendrës së majtë të kryeministrit Victor Ponta. Ky akuzon kryetarin e shtetit Traian Basescu se ka marrë kompetenca që i përkasin qeverisë dhe se ka shkelur kështu kushtetutën. Presidenti duhet të ketë ndërhyrë politikisht mbi drejtësinë duke mbrojtur aleatët politikë nga dënimet dhe duke vendosur idhtarë të tij tek autoritetet për luftimin e korrupsionit.

Parlamenti rumun në Bukuresht

Parlamenti rumun në Bukuresht

Parlamenti në Bukuresht aprovoi ditën e premte heqjen nga posti të presidentit Basescu. Basescu njoftoi se do ankohet për vendimin në Gjykatën Kushtetuese. Gjykatësit kanë bërë së fundi të qartë se nuk janë të një mendimi me qeverinë në shumë pika të akuzave që bëhen kundër presidentit, por e vlerësojnë procedurën e shkarkimit si të kryer në bazë të ligjeve.

Shkarkimi bëhet efikas vetëm në rast se populli e konfirmon atë në një referendum. Ai do të mbahet më 29 korrik dhe do të vendosë nëse Basescu do e humbasë postin.

Qeveria gjermane shpreh shqetësimin

Kancelarja gjermane ka kritikuar ashpër qeverinë e Rumanisë, vend partner në BE, për shkak të procedurës së diskutueshme të kryer kundër presidentit Basescu. "Suspendimi i Basescut ditën e premte dhe lajmërimi për referendumin janë organizuar në një mënyrë që nuk kanë respektuar parimet bazë të shtetit të së drejtës dhe kanë anashkaluar organet kushtetuese", tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert pas një telefonate të Merkelit me Basescun.

Në foto, kancelarja Merkel

Në foto, kancelarja gjermane Angela Merkel

Gjykata Kushtetuese rumune është cunguar në të drejtat dhe kompetencat e saj. Pavarësia dhe balanca e tre pushteteve duhet të ruhet. Të gjitha qeveritë duhet të ruajnë vlerat e përbashkëta tek të cilat mbështetet BE. Merkel mendon se nuk është "e pranueshme" që një vend i Bashkimit Evropian të shkelë principet bazë të shtetit të së drejtës".

Këshilli i Evropës ka ngarkuar në fundjavë një gjykatës që merret me çështjet kushtetuese, që të kontrollojë procedurën e zhvilluar kundër Basescut.