1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rubrika Hapat: Festimi i njëvjetorit të pavarësisë në Kosovë dhe situata aktuale e mediave në Serbi dhe Bosnje

14 Shkurt 2009

Intervistë me kryebashkiakun e Mitrovicës, Bajram Rexhepi; problemet me të cilat ndeshen gazetarët në Serbi e Bosnje e Hercegovinë

https://p.dw.com/p/GuBk
1. Të martën, më 17 shkurt Kosova feston njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë. Sipas kryetarit të komunës, z. Bajram Rexhepi strukturat politike dhe ato të sigurisë janë të gatshme për menaxhimin e situatës gjatë ditëve në vijim. Në një bisedë me programin tonë, zoti Rexhepi fillimisht njofton mbi përgatitjet e bëra si në nivelin qendror ashtu dhe atë lokal për festimin e njëvjetorit të pavarësisë.

2. Gazetarët dhe gazetaria pas viteve 90-të janë keqpërdorur në masë për qëllime lufte dhe nxitjen e urrejtjes midis popujve të ish - Jugosllavisë. Për gjendjen e mediave në Serbi dhe Bosnje - Hercegovinë, Bahri Cani bisedoi njëkohësisht me profesorin serb të gazetarisë, Mirolub Radojkoviq dhe Koordinatorin e Qendrës Mediatike në Bosnje - Hercegovinë, Amer Xhihana.