1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Ruajtësit e rendit nuk vinin fare ose vinin me shumë vonesë

Shtypi gjerman i ditës mbi trazirat në Greqi dhe recesionin botëror

Migrantë në rrugët e Athinës, 6 dhjetor 2008

Migrantë në rrugët e Athinës, 6 dhjetor 2008

Ekseset në Greqi i komenton sot gazeta DRESDNER NEUESTE NACHRICHTEN:

"Dyshimet e ushqyera prej vitesh për figurën që bën policia në vetvete në përgjithësi dhe në lagjen problematike Eksarhia në veçanti, hetimet nuk do të arrijnë t'i shfuqizojnë. Në fillim, ankesat e banorëve të lagjes alternative filluan të bëhen me zë gjithnjë e më të lartë, se ruajtësit e rendit nuk vinin fare ose vinin me shumë vonesë, kur i kërkonin për raste emergjente. Dhe përtej kufijve të Greqisë, pafuqia e policisë në rastet e dhunës së tifozëve përreth stadiumeve filloi të tërheqë vëmendjen e medieve, që raportonin për të me gërma të mëdha. Ndërkohë, në arenat e futbollit janë shërbimet private të sigurisë të ekipeve që kujdesen për rregull. Edhe një skandal për keqtrajtimin e emigrantëve nga policët ndikoi në perceptimin negativ. Vdekja e të riut është një shok, i cili do ta preokupojë për një kohë të gjatë vendin. Dhe me të edhe pyetja, nëse durimi shumicën e raste i provokimeve të vazhdueshme në Eksarhia ka qenë rruga më e mirë që duhej ndjekur. Apo rruga që rezultoi e gabuar dhe i kushtoi jetën një 15 vjeçari."

WESTDEUTSCHE ZEITUNG trajton recesionin ekonomik të përbotshëm:

"Hutimi përballë tatëpjetës së pashoqe të vrullshme të ekonomisë botërore shkarkohet në një panair të vjetor të ideve. Dhe çdo propozim i pretenduar për zgjidhje, i cili shpesh ka qenë vetëm shprehje elokuente e hutimit vetjak u heq edhe më tej sigurinë aktorëve të ekonomisë, si edhe konsumatorëve. Tani fillojnë të mbështesin edhe ata këshillat kakofonike të qeverisë, të cilët e ndalojnë gjithmonë përfshirjen e politikës në interesat e tyre: kryesitë e koncerneve të Daksit."

  • Data 08.12.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GBRf
  • Data 08.12.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GBRf