1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rrugët alternativë të refugjatëve në Ballkan

Stephan Ozsváth4 Mars 2016

Itinerari i deritanishëm ballkanik është thuajse i mbyllur për refugjatët - për këtë Austria ra dakord me shtetet përkatëse ballkanike në Vjenë. Si rrjedhojë refugjatët dhe kontrabandistët kërkojnë rrugë alternativë.

https://p.dw.com/p/1I6xB
Infografik Balkanroute und die Alternative Routen Englisch
Itinirari ballkanik (në gjuhën angleze)

"Hapni kufirin!", thërrisnin sërish qindra njerëz para gardhit kufitar maqedonas në anën greke të kufirit Idomeni. Sërish refugjatët e grumbulluar këtu bllokuan linjën hekurudhore Selanik-Shkup. Kjo për arsyen, se Maqedonia lejon të kalojnë vetëm sirianët dhe irakianët. Edhe këta me kufizime, vetëm pak qindra në ditë. Afganët, që kanë mbetur në kufirin me Serbinë në Tabanovce, nuk kanë më asnjë shans. Siç konfirmon edhe një afgan, me të cilin bisedojmë: "ne nuk e dimë, përse nuk i lejojnë afganët. Policia vetëm na thotë, se nuk lejohet të na e hapin rrugën për të kaluar. Ne nuk e dimë përse."

Kjo ka të bëjë me një marrëveshje të shefave të policive të shteteve përgjatë itinerarit ballkanik. Me insistimin e Austrisë kalojnë kufirin çdo ditë më pak se 600 refugjatë . Për këtë arsye rrugët ballkanike janë mbyllur afganët dhe të tjerët. Ky është pikërisht një program punësimi për kontrabandistët, mendon shefi i UNHCR-së në Beograd, Hans-Friedrich Schodder. "Përderisa tani shumë e shohin që nuk kanë më mundësi të udhëtojnë më tej legalisht, nxiten drejt kontrabandistëve dhe si rrjedhojë shfrytëzohen. Këtë ne e shohim çdo ditë..."

Shqipëria si vend i mundshëm tranziti

Por sa më e mbyllur që të jetë itinerari kryesor, aq më joshëse bëhen rrugët e tërthorta. Shqipëria po përgatitet për më shumë refugjatë, po përforcon patrullimet në kufirin me Greqinë, Ministri shqiptar i punëve të brendëshme Saimir Tahiri pak para nisjes në një udhëtim shërbimi për në Itali deklaroi: "Unë besoj, se asnjë vend nuk mund ta përballojë i vetëm këtë krizë. Ne duhet të bashkëpunojmë. Por nuk ka arsye për t'u shqetësuar. Ne jemi të përgatitur dhe po bashkëpunojmë me partnerët tanë. Për një problem europian duhet të ketë një zgjidhje europiane."

Griechenland Flüchtlinge in Athen
Fotografi: Reuters/A. Konstantinidis

Deri tani në Shqipëri janë kapur vetëm pak pakistanezë. Krejt ndryshe qendron puna në kufirin serbo-hungarez. Policia hungareze ka regjistruar qysh nga fillimi i vitit rreth 3.200 kalime ilegale të kufirit. Qeveria në Budapest do tani ta zgjerojë gardhin kufitar 175 km. të gjatë edhe në drejtim të Rumanisë. György Bakondi, këshilltar sigurie i kryeministrit shton: "Ne kemi dërguar përforcime me ushtarë e policë në kufirin jugor. Nëse ka tentativa për ta çarë gardhin apo për të kapërcyer në të, ndaj këtyre personave do të hapen procese."

Qoftë përmes Bullgarisë për në Serbi, apo përmes Ukrainës ose nga Greqia në Shqipëri e që këtej drejt Italisë - ata që kanë nevojë për mbrojtje e gjejnë një rrugë. Një autostradë refugjatësh si në itinerarin kryesor nuk ka, por siç tha për ARD Berndt Körner, zëvendësshef i Agjencisë Europiane të Mbrojtjes së Kufirit, FRONTEX: "Eshtë e vërtetë, që grupe të caktuara, që nuk vijnë më dot përmes itinerarit kryesor, do të ndryshojnë itinerarin dhe do të vijnë përmes rrugëve të tjera. Unë kam konstatuar, se migracioni përmes Hungarisë është sërish në rritje. Ndërkohë ne - me një përjashtim të vetëm - në të gjitha itineraret, që mbikqyrim në hapësirën europiane, vërejmë sërish rritje. Nuk mund ta them saktë, nëse këto janë brenda të njëjtit kontekst, por kudo ka rritje të lëvizjes së migrantëve."