1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Rruga përpara e Shqipërisë dhe e kombit shqiptar

Trajektorja qё ka pёrshkruar Shqipёria nё 100 vjet shtet i pavarur ёshtё me dritё dhe hije, me zhvillime pozitive dhe negative qё formёsuan zhvillimin politik, ekonomik dhe shoqёror qё ka sot ky vend.

Shqipëria feston 100 vjetorin e pavarësisë

Shqipëria feston 100 vjetorin e pavarësisë

Krijimi i shtetit tё pavarur shqiptar mё 28 nёntor 1912 dhe vendimi pёr t’u integruar nё BE pёrbёjnё dy ngjarjet madhore tё Shqipёrisё nё harkun kohor tё 100 viteve tё pavarёsisё sё saj. Bernd Fisher, Profesor dhe shef i Katedrёs sё Historisё nё Universitetin Indiana Fort Wayne nё SHBA, autor librash dhe studimesh pёr historinё e Shqipёrisё, thotё pёr programin shqip tё DW se formimi i kombit shqiptar ёshtё njё nga produktet mё thelbёsore tё krijimit tё shtetit tё pavarur, si sot 100 vjet më parë.

“ Kur Shqipёria u bё e pavarur mё 28 nёntor 1912, ishte mё tepёr njё entitet politik sesa njё shtet: njё entitet shumё i paqёndrueshёm, i varur nga mbёshtetja e huaj pёr ta mbrojtur nga fqinjёt, qё do ta kishin gllabёruar nёse nuk do tё kishte kёtё mbёshtetje. Ajo qё nuk ka egzistuar nё Shqipёri ka qёnё koncepti i plotё i kombit. Dhe kjo ёshtё ajo qё unё shoh tё jetё zhvilluar pёrgjatё 100 viteve. Nuk mund tё them qё procesi ka pёrfunduar por janё bёrё hapa tё rёndёsishme nga dy individё: Mbreti Zog dhe Enver Hoxha” thotё Bernd Fisher.

Qё tё dy , mbreti Zog dhe diktatori komunist Hoxha janё dy personalitetet politike qё kontribuan nё procesin e formimit tё kombit shqiptar, thekson ai. Mbreti Zog nuk pёrballoi shumё sfida tё rendesishme te kohёs dhe tegjimi Hoxhёs ishte njё zhvillim historic negativ nё shumё drejtime. Por motivimi si i Zogut ashtu edhe i Hoxhes pёr tё qёndruar nё pushtet korrespondonte nё thelb me atё qё Shqiptaria kishte nevojё: krijimin e kombit. Shqipёria pёrballoi nё kёto 100 vjet Luftёn e parё dhe tё Dytё Botёrore, qё paraqitёn sfida unikale pёr mbijetёsn e Shqipёrisёj, vёren Prof.Dr. Bernd Fisher. .

Mbijetesa e Shqipёrisё si shtet I pavarur pas Luftёs sё Parё Botёrore.

Profesor Bernd Fisher nga Universitetin Indiana Fort Wayne nё SHBA

Profesor Bernd Fisher nga Universitetin Indiana Fort Wayne nё SHBA

Miranda Vickers, shkrimtare dhe studiuese britanike e çёshtjes shqiptare, autore librash pёr Shqipёrinё, e vlerёson si thelbёsore nё atё qё ёshtё Shqipёria sot pikёrisht mbijetesёn e saj nga lakmitё e fqinjёve dhe fuqive europiane tё pas Luftёs sё Parё botёrore.

“Nё harkun kohor tё 100 vjet shtet i pavarur shqiptar, nuk mund tё gjej njё vend tjetёr europian si Shqipёria qё ka patur kaq shumё ndёrhyrje nga focat e huaja pushtuese, kaq shumё trazira politike. Ky vend jashtёzakonisht i vogёl arriti tё mbijetojё” thotё pёr programin shqip tё DW. Miranda Vickers.

Edhe Prof.Dr. Valentina Duka, historiane vlerёson momentin e shpalljes sё Pavarёsisё si vendimtar pёr egzistencёn e Shqipёrisё.

“Nёse nuk do tё kishte qёnё 28 nёntori i vitit 1912, Shqipёria nuk do tё egzistonte fare si shtet pasi kёshtu ishte projekti i disa fuqive tё mёdha europiane tё asaj kohe dhe i fqinjёve tё Shqipёrisё . Mbёshtetja e Presidentit amerikan Willson, nё Konferencёn e Paqes, nё Paris, nё vitin 1921, qё nuk ratifikoi marrëveshjen europiane pёr ndarjen e Shqipёrisё ishte vendimtare. Natyrisht qё rol tё madh luajti edhe faktori i brendshёm, kongresi i Lushnjёs, nё vitin 1920,qё e rrёzoi atё marrëveshje dhe rikofirmoi shtetin e pavarur shqiptar nё kufinjtё e pёrcaktuar nga Konferenca e Ambasadorёve nё Londёr, nё vitin 1913” thotё historiania e njohur, Valentina Duka.

A ёshtё Shqipёria nё njё moment kritik lidhur me integrimin e saj nё BE?

Miranda Vickers, shkrimtare dhe studiuese britanike

Miranda Vickers, shkrimtare dhe studiuese britanike

Ngjarje vendimtare historike nё ecurinё e Shqipёrisё pas vendosjes sё demokracisё ёshtё vendimi unanim i lidershipit politik dhe i qytetarёve tё saj pёr t’u integruar nё BE. Por pavarёsisht kёtij vendimi, pёr studiuesesn britanike Miranda Vickers, Shqipёria ndodhet tani nё njё moment vendimtar pёr tё ardhmen e saj europiane.

“Europa po fragmetarizohet , ajo nuk ёshtё njё entitet i qёndrueshёm: psh baskёt nё Spanjё duan tё jenё mё vehte. Ideali europian nuk ёshtё mё kaq i fortё si 10- 15 vjet mё parё. Prandaj ky ёshtё njё moment i rёndёsishёm pёr Shqipёrinё, e cila kёrkon t’i bashkohet idealit europian. Shqipёria duhet tё lёrё mёnjanё gabimet e tё shkuarёs, tё mungesёs sё bashkёpunimit mes palёve. Ajo nuk mund tё pёrballojё tё bёjё nё kёtё moment gabim tё tjera tё kёsaj natyre. E kam fjalёn pёr zgjedhjet e vitit 2013 ” thotё Miranda Vickers.

Por historiani Bernd Fisher mendon ndryshe. “Vёshtirё qё ta shoh kohёn e tanishme si njё moment kritik, tё vёshtirё tё Shqipёrisё. E shoh mё shumё si njё stad zhvillimi. Vёrtet ёshtё njё zhvillim shumё, shumё i ngadalshёm, ka njё sёrё problemesh qё do tё doja tё pёrballoheshin nё njё mёnyrё tjetёr nga ajo e qeverisё sё tanishme. Por edhe pse shumё ngadalё Shqipёria po ecёn nё drejtim tё BE. Drejtimi ёshtё demokracia, ekonomia e tregut edhe pse ka shumё probleme pёr t’u zgjidhur Nuk mё pёlqen koncepti i tranzicionit pasi nё fund tё fundit tё gjithё jemi nё tranzicion dhe Shqipёria vazhdon me tranzicionin e vet.. Jam pak i cuditur sesi politikanёt shqiptarё deklarojnё cdo vit qё “tani vёrtet tranzicioni ka mbaruar”. Nuk ka pёr tё mbaruar” thotё Bernd Fisher.

Bashkimi kombёtar - Shqipёria e madhe?

Beqir Meta, drejtor i Institutit të historisë së Shqipërisë

Beqir Meta, drejtor i Institutit të historisë së Shqipërisë

Krahas sё ardhmes europiane tё Shqipёrisё nuk mungojnё historianё qё flasin pёr bashkim kombёtar tё shqiptarёve. Drejtori i Institutit tё Historisё nё Tiranё, Prof. Dr. Beqir Meta flet jo vetёm pёr bashkim shpirtёror dhe ekonomik tё shqiptarёve.

“ Flas edhe pёr njё bashkim politik tё tyre. Duke shkuar paralelisht me perspektivat europiane tё zhvillimit tё rajonit, njё bashkim brenda kuadrit tё BE, qё ёshtё zgjidhja mё e mirё, e pranueshme, e mundshme, me prosperitet pёr gjithe shqiptarёt dhe rajonin. Ky ёshtё njё process historik i pakthyeshёm si ёshtё edhe procesi i integrimit europian. E mendoj si njё integrim qё nuk do tё drejtohet kundёr askujt por do tё jetё nё respekt tё kombeve tё tjera tё Ballkanit dhe tё Europёs.” thotё historian Beqir Meta.

Historiani Bernd Fisher mendon pёrsёri ndryshe.

Shqipёria e madhe - potencial pёr tё destabilizuar Ballkanin.

Shqipëria

Shqipëria

“ E ardhmja e kombit shqiptar ёshtё nё BE. Nacionalizmi shqiptar nё Shqipёri do tё ecё automatikisht pёrtej argumentit tё njё Shqipёrie tё madhe. Nuk besoj qё kjo tё ndodhё nё tё ardhmen, pasi nuk pёrbёn njё zhvillim pozitiv bazuar nё potencialin pёr tё destabilizuar gjithё Ballkanin. Sinqerisht , mendoj qё qёllimi mё i rёndёsishmё qё Shqipёria dhe shtetet e tjera tё Ballkanit duhet tё arrijnё ёshtё njё lloj barazie ekonomike dhe stabiliteti politik qё njerёzit tё kenё jetё normale, tё ngrejnё familjet e tyre dhe tё mos kёrcёnohen me zhvillime tё tilla si nё Greqi apo tё pёrballen me problem ekonomike si nё Shqipёri. Koncepti i nacionalizmit ekstrem duhet frenuar” thotё Bernd Fisher.

Nacionalizmi ekstrem – i pёrdorur nga politikanё tё caktuar.

Shqiptarët duke festuar 100 vjetorin

Shqiptarët duke festuar 100 vjetorin

A egziston nё Shqipёri nacionalizmi ekstrem?“ Shohim qё ai ngre kryet herё pas here apo pёrdoret si njё argument nga politikanё tё vecantё. Por mendoj se lloji i nacionalizmit ekstrem qё mund tё shkaktojё problem serioze po bёhet gjithmonё dhe mё pak i rёndёsishёm nё Ballkan. Mendoj qё vendet e Ballkanit kanё marrdhёnie tё qёndrueshme me njёri – tjetrin. Sejcili vend ka problemet e veta, por nacionalizmi nuk ёshtё njё çёshtje e axhendave tё politikave tё jashtme tё vendeve tё Ballkanit, ёshtё çёshtje e politikave tё brendshme. Pra, shoh tё ardhmen e kombit shqiptar politikisht tё ndarё si ёshtё sot por ekonomiksht tё forcuar dhe ndarja politike nuk ka rol si faktor, nuk ёshtё mё e rёndёsishme” pёrfundon Bernd Fisher, historiani i njohur nё studimin e historisё sё Shqipёrisё.