1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Rruga për në Europë kalon nëpër Maidan

Edhe pse Kievi ka siguruar se nuk ka hequr dorë nga marrëveshja e asociimit me BE, vëzhguesit flasin për një largim nga kursi evropian. Ata nuk përjashtojnë fundin e dhunshëm të protestave.

Pas demonstratave të mëdha të qindra mijëra mbështetësve të BE në Maidan, në sheshin e pavarësisë në Kiev, presidenti Viktor Janukoviç ka theksuar se do të bëjë gjithçka, që është e mundur për ta çuar përpara afrimin e Ukrainës me BE. Edhe kryeministri Mykola Asarov siguroi se vendimi për të mos e nënshkruar fillimisht marrëveshjen e asociimit me BE, nuk do të thotë fundi i integrimit evropian. është vetëm një pushim, pas të cilit do të nënshkruhet marrëveshja e asociimit me BE.

Por demonstruesit nuk i besojnë udhëheqjes në Kiev. Ata janë të zemëruar për vendimin. Po ashtu si opozita, që drejton protestat, ata kërkojnë jo vetëm afrimin me Evropën, por edhe zëvendësimin e udhëheqjes në vend.

Kievi kërkon më shumë mbështetje

EU Gipfel Litauen Janukowitsch Empfang 29.11.2013

Viktor Janukoviç me krerët e lartë të BE-së

Volodimir Olijnyk i Partisë në pushtet të Rajoneve e justifikon në bisedë me Deutsche Wellen pauzën në integrimin evropian: "Do të ishte një kapitullim për Ukrainën, sikur të kishim nënshkruar marrëveshjen e asociimit në formën e saj të tanishme", thotë deputeti. Ne do të merremi përsëri në pranverë me marrëveshjen. Pastaj Ukraina do të marrë më shumë mbështetje nga BE-ja.

Presidenti Janukoviç thekson, se për t'u orientuar në tregjet evropiane, vendit të tij i nevojitet një fond stabilizimi. Ukrainës i nevojiten deri në vitin 2017 ndihma financiare dhe ekonomike në vlerën prej deri në 160 miliardë euro.

Për këtë qëllim, sipas fjalëve të zëvendëskryeministrit të Ukrainës, Serhij Arbusov, qeveria e tij do t'i propozojë BE një komision të përbashkët pune. Ky duhet të hartojë një plan për nënshkrimin e marrëveshjes së asociimit. "Ne e dimë se çfarë duhet bërë. Ne duhet të japim një përgjigje për të gjitha pyetjet", siguroi Arbusov përfaqësuesit e opozitës.

Nuk ka perspektivë evropiane me Janukoviçin

Por zëvendëskryetari i grupit parlamentar të partisë opozitare të Atdheut, Serhij Sobolev, beson se vetëm një president i ri ukrainas do të vazhdojë negociatat me BE dhe do të nënshkruajë marrëveshjen e asociimit. "Presidenti aktual nuk do ta çojë vendin kurrë në rrugën evropiane", tha Sobolev për DW.

Edhe drejtuesi i institutit të Kievit për bashkëpunimin Euro-Atlantik, Oleksandr Sushko, nuk ka të njëjtin optimizëm me qeverinë ukrainase. Ai e konsideron "ekzotike" idenë e Kievit për të tërhequr Rusinë në bisedimet me BE. "Për këtë propozim nuk kanë mirëkuptim politikanët evropianë dhe ekspertët", beson Sushko.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka premtuar se do të flasë me udhëheqjen e Rusisë për Ukrainën. Por ajo në të njëjtën kohë e ka bërë të qartë: "Fundja varet nga Ukraina, nëse ka guximin, për të bërë edhe një hap drejt Evropës dhe atëherë BE do të jetë edhe një partner i besueshëm."

Mundësia e një përshkallëzimi

Ukrainischer Politologe Olexij Haran

Politologu ukrainas, Olexij Haran

Profesori i shkencave politike nga Kievi, Oleksij Haran, flet për një largim faktik të udhëheqjes aktuale ukrainase nga kursi i integrimit evropian. Kjo ka shkaktuar zemërim te njerëzit. Shpërndarja e dhunshme e protestës të studentëve paqësorë me 30 nëntor në Maidan shkaktoi demonstratat më të mëdha që prej revolucionit të portokalltë në vitin 2004.

Për shkak të protestave të vazhdueshme Haran e konsideron politikën në udhëkryq: "Ka dy mundësi: ose qeveria negocion dhe i bën lëshime opozitës për çështjen e afrimit me BE-në, ose presidenti Janukoviç do ta shpërndajë me forcë protestën në Maidan. Pastaj Ukraina bie në izolim ndërkombëtar dhe bie në zonën e ndikimit të Rusisë."

LINK: http://www.dw.de/dw/article/0,,17268816,00.html