1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Rruga e vështirë e Portugalisë

Për të përballuar krizën Portugalia po ndërmerr një sërë reformash. Por masat e reja të shpallura nga qeveria kanë shkaktuar një valë zemërimi në Portugali.

Për të përballuar krizën Portugalia ka filluar një sërë reformash, si për shembull shitjen e pasurive shtetërore. Por më të rëndësishme janë reformat strukturore. Këto përfshijnë shkurtime në pensione, reformimin e sistemit të sigurimit ndaj papunësisë, që parashikon kufizimin e përfitimit të ndihmës sociale në rast papunësie në 18 muaj, apo thjeshtimin e rregullave për punësimin dhe pushimin nga puna.

Hans-Joachim Böhmer, Geschäftsführendes Vorstandsmitglied der Deutsch-Portugiesischen Handelskammer in Lissabon. Copyright: AHK Bild geliefert von Susana Meyer, Assistentin Geschäftsführung, AHK Avenida da Liberdade, 38 - 2º 1269-039 Lisboa Tel. +351 213 211 223 Fax +351 213 467 150 www.ccila-portugal.com

Hans-Joachim Böhmer

Deri tani në Portugali duket se njerëzit janë dakord për nevojën e masave të kursimit. Si shpjegon Hans-Joachim Bëhmer i Dhomës së Tregtisë gjermano-portugeze në Lisbonë, qeveria deri tani ka qenë e sigurt se shumica dërrmuese e popullsisë, pavarësisht nga të gjitha shkurtimet dhe kursimet po shtërngon dhëmbët dhe po i pranon. "Në Portugali njerëzit janë të vetëdijshëm se masat e kursimit janë të nevojshme. Për këtë janë në një mendje si qeveria, dhe opozita dhe popullsia."

Por është pikërisht ky konsensus që është vënë tani në provë. Meqenëse prodhimi ekonomik është më i ulët nga sa parashikohej, qeveria e qendrës së djathtë duhet të bëjë shkurtime të mëtejshme. Më 7 shtator kryeministri Passos Coelho i befasoi portugezët duke njoftuar një rritje të kontributeve të sigurimeve shoqërore për punonjësit, nga njëmbëdhjetë deri në 18 për qind. Për të luftuar papunësinë rekord prej 15.7 për qind, në të njëjtën kohë edhe kontributi i punëdhënësve për këto sigurime do të reduktohet me 5.75 për qind. Ai do të jetë pra 18 për qind. Pak ditë më vonë, ministri i Financave, Vitor Gaspar shpalli masa dhe reforma të tjera, si shkurtimi i pensioneve, reduktimi i përshpejtuar i numrit të punonjësve në administratën publike dhe rritjen e tatimit mbi të ardhurat.

Zehntausende demonstrieren am Samstag, 15.09.2012, in Lissabon gegen die Sparpolitik der Mitte-Rechts-Regierung von Pedro Passos Coelho und die Auflagen des Internationalen Währungsfonds (IWF) (Foto: dapd) eingestellt: rb

Protesta në Lisbonë

Valë zemërimi në Portugali

Masat e reja të shpallura nga qeveria kanë shkaktuar një valë zemërimi në Portugali. Dhjetra mijëra portugezë protestuan sërish në mbarë vendin kundër masave të kursimit të qeverisë së tyre. Zemërim shkakton sidomos problemi i kontributeve për sigurimet shoqërore që pritet të rriten në mënyrë dramatike. Kjo rritje do të thotë që njerëzit në vit do të marrin rreth një muaj rrogë më pak. Një protestues thotë:

"Qeveria i ka thyer të gjitha premtimet e saj dhe janë gjithmonë të njëjtët ata që duhet të bëjnë sakrifica. Sot shpresojmë që është hapi i parë për ta ndryshuar këtë."

Sindikatat kërcënojnë madje me grevë të përgjithshme. Shumë gazeta trajtojnë zhgënjimin e qytetarëve që ankohen për shkurtime dhe kursime të thella. Gazeta e përditshme Publico shkruan, për shembull: "Në vetëm pesë ditë dy goditje në stomak, që mund të shkaktojë dëme të mëdha. Klimë shoqërore dhe politike e dëmtuar. Edhe një herë duket se vendi ecën mbi thëngjinj të ndezur."