1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rrugëdalja e Olmertit - Çtensionim i përkohshëm i krizës qeveritare

Kryeministri Ehud Olmert i akzuar për korrupsion ka tëhequr përsëri në anën e tij partnerin e koalicionit dhe mund të qëndrojë një herë për një herë në pushtet.

default

Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, në parlametin izraelit, Kneset

Partia e punës e ministrit të mbrojtjes Barak e tërhoqi mbështetjen për shpërndarjen e parlamentit. Si përgjigje Olmert me 25 shtator do të ballafaqohet me një mocion votëbesimi në partinë e tij.

Pas një maratone bisedimesh gjithë natën në banesën private të ministrit të mbrojtjes Ehud Barak në Tel Aviv në mëngjez herët u arrit marrëveshja. Fillimisht nuk do të ketë shpërndarje të nxituar të parlamentit, as zgjedhje të reja, aleanca ndërmjet dy partive të mëdha të koalicionit, partisë Kadima të kryeministrit Olmert dhe të partisë punëtore nën drejtimin e Barak-ut do të mbetet. Kompromisi ndërmjet kryeministrit të akuzuar për korrupsion dhe ministrit të mbrojtjes parashikon, që partia punëtore të mos i bashkangjitet siç ishte planifikuar fillimisht, kërkesës së opozitës për shpërndarjen e knesetit.


Si përgjigje Olmert në funksionin e kryetarit të partisë Kadima do të kujdeset, që më së voni deri me 25 shtator të zhvillohen votimet brenda partisë, për zgjedhjen e një kryetari të ri. Ne së Olmert do të kandidojë vetë, këshilltarët e kryeministrit e lanë të hapur. Ishte në dorën e negociatorëve të të dy palëve, që të informojnë opinionin izraelit në mëngjez për përfundimin provizor të krizës disajavore qeveritare. Deputeti i Kadimës-dhe njeriu i besuar i Olmertit , Zachi Hanegbi, tha në radion izraelite: „Të dyja palët hoqën dorë nga përkeqësimi i situatës, që ishte krijuar ditët e fundit pa ndonjë arsye të vertetë. Sepse Kadima para disa javësh kishte marrë përsipër të bënte zgjedhje. Nganjëherë duhet të jetosh disa ditë tensioni, për t´i dhënë fund krizës artificiale.“

Mediat izraelite e cilësuan Ehud Barak-un si humbësin e vërtetë të debatit disajavor në mes tij dhe kryeministrit. Fillimisht para një muaji Barak në një prezantim dramatik para shtypit pat deklaruar, se Olmert për shkak të akuzave të ngritura kundër tij për korrupsion nuk mund t´u kushtohej sfidave politike dhe të sigurisë së Izraelit – pastaj Barak pat deklaruar, së bashku me 14 nga të 19 kolegët e grupit parlamentar të partisë punëtore për shpërberjen e Knesetit – dhe tani së fundi Baraku ia bën qejfin Olmertit.

Ashpër e kritikuan armëpushimin e brendshëm politik ndërmjet Olmertit und Barakut partitë opozitare. Duke iu referuar dëshmisë së bisnesmeit amerikan Talansky, figurës qëndrore të aferës së fundit të korrupsionit, sipas së cilës Olmert për vite me rradhë ka marrë para kesh në zarfe, deputetit i Knesset-it Orlev i partisë nacionalfetare tha.

„Ehud Barak ka marrë përsëri arratinë duke bërë zikzake. Dhe Ehudi, që pranon zarfet, së bashku me Ehudin që nuk mban premtimet, i ka kapërcyer të gjitha majat e cinizmit. Duket, sikur ata jetojnë në një flluskë sapuni, dhe injorojnë dëshirat e opinionit. Qeveria po shpërbehet, por ata janë ngjitur me lëkurën e kolltukut qeveritar.“

Israeli ka mbyllur ndërkohë përsëri kalimet kufitare me Rripin e Gazës. Ky është një reagim ndaj goditjes së djeshme me raketa Kassam nga ekstremistët palestinezë njoftoi ministria e mbrotjjes. Hamasi në Rripin e Gazës foli për shkelje të marrëveshjes.

  • Data 25.06.2008
  • Autor Clemens Verenkotte
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EQpm
  • Data 25.06.2008
  • Autor Clemens Verenkotte
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EQpm