1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Rrugë tjetër s'ka

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të 27 vendeve të BE-së ranë dakord në Bruksel për një qëndrim të përbashkët në takimin e nivelit të lartë për financat që do të zhvillohet më 15. nëntor në Uashington.

Kancelarja Merkel reagon me nervozitet ndaj ideve të presidentit francez rreth fondeve evropiane të ndihmave, sepse e di, se në fund Gjermania do të jetë ndër të parat në listën e atyre që do ta paguajnë llogarinë.

Kancelarja Merkel reagon me nervozitet ndaj ideve të presidentit francez rreth fondeve evropiane të ndihmave, sepse e di, se në fund Gjermania do të jetë ndër të parat në listën e atyre që do ta paguajnë llogarinë.

Bashkimi Evropian duhet të jetë mirënjohës që në këtë periudhë të rëndë krize financiare dhe ekonomike kryesohet prej presidentit francez Nicolas Sarkozy. Sigurisht Sarkozy është ndonjëherë hektik, i nxituar, penetrant dhe mendjemadh. Por ai është mjaft energjik dhe i aftë t'i mbledhë nga një takim tek tjetri dhe t'i nxisë të marrin vendime kolegët dhe koleget e tij që ndonjëherë ngurrojnë. Për shkak të krizës aktuale, përmasat gjigande të së cilës kërcënojnë edhe mirëqënien e Evropës, tani kërkohet vendosmëri, guxim dhe shpejtësi.

Me analizën e tij që Evropa e madje më mirë e gjithë bota duhet t'i koordinojnë politikat financiare dhe ekonomike, Nicolas Sarkozy ka të drejtë. Modeli i deritanishëm amerikano-britanik na çoi në buzë të humnerës. Tani duhet një gjë e re. Vendet e BE-së do të bënin mirë që tani të mos humbasin kohë me mosmarrëveshje të vogla. Tregu global i financave ka nevojë për rregulla globale dhe ekonomia do të funksiononte ndoshta më mirë në rast se shteti ndërhyn më tepër. Ky model që propozon presidenti francez, i cili nuk u përshtatet përfytyrimeve të qeverisë gjermane për rregullat e funksionimit të botës, mund të gjejë një terren pjellor në Uashington. Para 80 vjetësh presidenti demokrat Franklin D. Roosevelt (Frenklin Ruzvelt) e luftoi recesionin në SHBA me një përzierje programesh për investime dhe reforma sociale. Madje edhe presidenti i Komisionit të BE-së, Jose Manuel Barroso, i cili deri tani konsiderohej si liberal në politikën ekonomike, u shpreh për një "new deal" në politikën ekonomike, pra për një model sipas shembullit të Roosevelt-it.

Evropianët do të luftojnë në Uashington bashkarisht për rregulla më të mira. Për shkak të detyrave të mëdha që kanë përpara nuk u mbetet rrugë tjetër. Në këtë mes nuk ka rëndësi nëse ndikimi më i madh në ekonomi do të quhet manovrim apo rregullim i ekonomisë. E rëndësishme është që ky të funksionojë. E drejtë është edhe kërkesa e BE-së që me koordinimin dhe kontrollin e financave botërore të ngarkohet një institucion mbinacional.

Në mungesë të alternativave të shpejta duhet shfrytëzuar FMN, por kjo duhet reformuar në mënyrë radikale, sepse deri tani dominohet prej SHBA-ve. Po ashtu FMN-ja ka nevojë urgjente për më tepër kapital për t'u ardhur në ndihmë shteteve të tronditura thellë nga kriza. Po ku do të gjenden këto para tani kur shumë qeveri kanë premtuar fonde garancie dhe mbështetje për bankat dhe ekonominë e vendeve të tyre?

Drejtimi i përbashkët i burimeve financiare dhe i zhvillimit ekonomik do të marrë fund të paktën në atë moment, kur do të preken interesat kombëtare. Sepse shtetet natyrisht që janë edhe konkurrentë me njëri-tjetrin kur vjen fjala për zhvillimin ekonomik, taksat, subvencionimet dhe investimet.

Gjermania po reagon me nervozitet ndaj të gjitha fondeve evropiane të ndihmave, sepse kancelarja e di, se në fund Gjermania do të jetë ndër të parat në listën e atyre që do ta paguajnë në fund llogarinë, ngaqë është vendi që paguan shumat më të mëdha neto në arkat e BE-së.

Me bindje mund të thuhet se Nicolas Sarkozy do ta përfaqësojë me agresivitet BE-në në samitin botëror për financat. Kancelarja Angela Merkel do të jetë përpiqet më tepër t'i frenojë gjërat. Mbetet të shpresojnë se ata të dy do të krijojnë një duet, i cili në fund do të arrijë që në takimin e Uashingtonit të arrihet një kompromis i shëndetshëm me rajonet e tjera të botës. Eshtë koha për të vepruar dhe madje shpejt, sepse për 100 ditë duhet duhet të jenë gati përfundimet.

  • Data 07.11.2008
  • Autor Berd Riegert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FpZa
  • Data 07.11.2008
  • Autor Berd Riegert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FpZa