1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Rrugë e gjatë deri në Bruksel

Në Bruksel ka nisur aktiviteti dy ditor me emrin "Ditët e Serbisë në Parlamentin Evropian". Kjo ngjarje është iniciuar nga një grup joformal i deputetëve të parlamentit evropian

Fyle dhe Xhelic në Bruksel

Fyle dhe Xhelic në Bruksel

Përmes "Ditëve të Serbisë në Parlamentin Evropian" Serbia do t'u prezantojë parlamentarëve evropianë në Bruksel nismën e saj strategjia e Danubit.

"Ditët e Serbisë në parlamentin evropian" mbahen direkt para miratimit të raportit të Komisionit Evropian për përparimin e vendeve në procesin e integrimit evropian dhe rekomandimit të mundshëm për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, prezantimi i së cilës pritet me 12 tetor.

Miqtë tanë dhe ne nuk e zgjodhëm rastësisht këtë moment. Ky është një moment i rëndësishëm për vendin tonë. Eshtë e rëndësishme që parlamenti Evropian të marrë informacionin e duhur dhe imazhin e duhur të Serbisë dhe jo vetëm atë që shihet për disa minuta nga pamjet televizive," tha për DW zëvendëskryeminsitri i Serbisë, Bozhidar Xhelic.

Zëvendëskryeministri i Serbisë Bozidar Xhelic

Zëvendëskryeministri i Serbisë Bozidar Xhelic

E dukshme është se këtë vit Serbia ka bërë përparim të madh si në bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, ashtu edhe në disa nga reformat më të ndjeshme, siç janë reforma gjyqësore, lufta kundër korrupsionit dhe miratimi i standardeve evropiane në fushat e ligjit zgjedhor, financimit të partive politike dhe punën e parlamentit kombëtar. Pas takimit me komisarin për zgjerimin e BE, nënkryetari i qeverisë së Serbisë, Bozhidar Xhelic, tha se statusi i kandidatit për Serbinë është i arritshëm.

Në tërësi Republika e Serbisë ka një kandidaturë të fortë dhe ne presim që me 12 tetor Komisioni Evropian të rekomandojë që ky status t'i jepet vendit tonë. Por në javët që vijnë do të bëjmë përpjekje shtesë, që opinioni të bëhet i tillë, që të përmendet edhe fillimi i bisedimeve për hyrjen e Serbisë në BE, "tha Xheliç.

Ndikimi i situatës në Kosovë në integrimin evropian të Serbisë

Komisioneri Fyle vlerësoi me këtë rast përpjekjet e qeverisë në Beograd dhe rezultatet e rëndësishme, që janë arritur gjatë muajve të fundit në rrugën e integrimit evropian të Serbisë. Duke vlerësuar arrestimin e Mlladiçit dhe Haxhiçit, si dhe miratimin e dokumenteve të rëndësishëm legjislativë, Fyle u shpreh se Brukseli pret në lidhje me vazhdimin e riemërimit të gjyqtarëve, hapjen e debatit publik mbi ligjin për kthimin e pronave, luftën së mëtejshme kundër korrupsionit në Serbi, si dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Edhe pse në Bruksel është përsëritur edhe një herë se njohja e Kosovës nuk është një parakusht formal për procesin e integrimit evropian të Serbisë, është e qartë se marrëdhëniet me Kosovën në masë të madhe ndikojnë në rrugën e saj evropiane:

"Ne nuk duhet të bëjmë sikur jemi naivë - situata në terren, zgjidhja e çështjes së pikëkalimeve 1 dhe 31 dhe bllokadat e tanishme - e gjithë kjo ka rëndësi të madhe në atmosferën pozitive në lidhje me vendin tonë dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE," tha Xheliç në Bruksel.

Përfaqësuesja e BE për politikë të jashtme dhe siguri, Ketrin Ešton

Përfaqësuesja e BE për politikë të jashtme dhe siguri, Ketrin Ešton

Në të njëjtën kohë nga zyra e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri në BE, Ketrin Ešton, u konfirmua se kanë marrë letrën e qeverisë së Serbisë lidhur me zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës, por shtoi se shefja e diplomacisë evropiane e ka shprehur qartë qëndrimin e BE.

„Euleksi dhe Kfor-i kanë filluar me implementimin e marrëveshjes së re doganore në kalimet kufitare dhe kjo marrëveshje ka qëllim vendosjen e marrëdhënieve normale tregtare dhe heqjen e embargos së ndërsjelltë. Kjo është e domosdoshme për aplikimin e plotë të sistemit doganor në Kosovë“, u shpreh zëdhënësja e përfaqësueses së lartë, Maja Kocijančić.

Në Bruksel u njoftua se shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, do të takohet gjatë javës së në Nju Jork me presidentin e Serbisë Boris Tadic në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Autor: Marin Maksimovic/Angjelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama