1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rrota nuk kthehet dot mbrapsh

10 Korrik 2009

Takimi i G8 në qendër të shtypit gjerman.

https://p.dw.com/p/Ikrg
Takimi i G8, Itali.
Në të ardhmen takimet e G8 do ta humbasin rëndësinë e tyre dhe raundi i G20 do të bëhet më i rëndësishëm.Fotografi: AP

«Abendzeitung» (München)


Ideja fillestare e takimeve të tilla ishte për të diskutuar një herë për të gjitha pa rend dite, pa presion kohe. Rrota nuk kthehet dot mbrapsh, por zhvillimi shkon përpara. Në të ardhmen takimet e G8 do ta humbasin rëndësinë e tyre dhe raundi i G20 do të bëhet më i rëndësishëm. G20 bashkon vendet e industrializuara me ato në ekspansion. Këto të fundit ishin që tani të pranishme, në bisedimet në L'Aquila edhe pse gjysmë zyrtarisht. Deri tani takimet e G8 kishin në vetvete diçka kolonialiste. Një gjë e tillë nuk i përgjigjet më kohës.

Wiesbadener Kurier shkruan:

Barack Obama po korr në L'Aquila frytet e para të politikës së tij të dorës së shtrirë. Qëndrimi i papritur unison dhe i ashpër ndaj programit atomik të Iranit, nuk do të ishte i mundur në rast se për këtë nuk do të kishin rënë fillimisht dakord Obama dhe Moska. Edhe bisedimet e tjera të planifikuara për vitin e ardhëm në raund të gjërë në lidhje me përhapjen e mëtejshme të armëve bërthamore dhe terrorit atomik, premtojnë sukses vetëm në kontekstin e raundit të ri të bisedimeve për çarmatim mes Rusisë dhe SHBA. (dpa/pp/aca)