1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Rrjeti i supermarketeve 'Lidl' përgjon punonjësit në mënyrë sistematike

Sipas revistës 'Stern' sjellja e të punësuarëve gjatë orarit të punës protokollohet në detaje. Vëzhgimi i tyre bëhet përmes mini-kamerave, të cilat zyrtarisht janë instaluar për mbrojtjen e dyqaneve nga vjedhësit.

default

Hyrja e supermarketit Lidl

Janë të rralla rastet që një shef i Lidl-it të dalë vetë para opinionit, por rrjeti i supermarketeve dëshiron të hedhë poshtë akuzat e ngritura për spiunimin sistematik të bashkëpuntorëve, sqaron Jyrgen Kiseberth (Jürgen Kisseberth) anëtar i bordit drejtues të Lidl-it:

”Fillimisht ne ishim shumë të prekur prej këtyre njoftimeve për shkak se krejt çfarë mund të lexojmë aty nuk ka të bëj asgjë me parimet tona për sjelljen me punëtorët. Kjo nuk shkon me parimet tona.” - sqaroi Kisseberth.

Shënime të detajuara, por pa pasoja

Për pyetjen se si ndodhi që dy firma të angazhuara për sigurim nga Lidl i kaluan kompetencat e tyre, menaxheri i Lidl-it ka vetëm një sqarim: “Aktualisht këtë mund ta interpretojmë vetëm kështu: njëri ose tjetri kanë mbajtur shënim gjërat që në të vërtetë ne nuk na interesojnë dhe ne u kërkojmë edhe njëherë falje të gjithë punëtorëve të përmendur aty.”

Por a kanë pasur këto shënime të detajuara pasoja për punëtorët? Sipas përfaqësuesve të Lidl-it, jo “nuk ka pasur asnjë pasojë të shkaktuar nga ato shënime për bashkëpuntorët.”

Sindikatat: Jo raste sporadike

Për ekspertin e çështjeve tregtare pranë sindikatës VERDI, Bernhard Flanke nga Shtutgardi teknikat e tilla të përgjimit nuk janë raste të veçuara. Lidl ka kohë që ka rënë në sy për to: 'E vetkuptushme. Ishte ajo kultura e tmerrshme e ndërrmarrjeve e cila në rastin e Lidl-it ka shkatuar gjithmonë kryetituj të cilat janë përcjellë masivisht edhe tek opinioni publik. Ajo çfarë më çudit më së shumti aktualisht është që diçka e tillë vazhdon të funksionojë ende'.

Hetime për shkelje të sferës private

Tani Ministria e Brendshme e Shtutgardit do të hetojë për këtë çështje dhe do të shqyrtojë mundësitë për pasoja ligjore. Zëdhënësja Alis Lojsen-Simering (Alice Leusen-Simmering): “Organi kontrollues për mbrojtjen e të dhënave në fushën jopublike është duke u marrë me shqyrtimin e kësaj çështjeje për shkak se duhet të sqarohet gjendja faktike'.

Tek qendra e Lidl-it në Nekarsulm ky mesazh i Ministrisë së Brendshme nuk ka arritur ende zyrtarisht. Tani kjo organizatë duhet të përvjelë mëngët e të ndryshojë të gjithë inventarin. Përndryshe dëmet e shkaktuara nga vjedhësit arrijnë shumat e milionëve, pati sqaruar vitin e kaluar një prej menaxherëve të Lidl-it. Po ashtu në të ardhmen nuk duhet të punohet me detektivë të jashtëm.





  • Data 27.03.2008
  • Autor Hans-Wolfgang Köhler
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DVuX
  • Data 27.03.2008
  • Autor Hans-Wolfgang Köhler
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DVuX