1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Rrjetet sociale motor dhe katalizator i lëvizjeve të protestës" - Global Media Forum i Deutsche Welle-s

Media, të drejtat e njeriut dhe globalizimi. Këto tema janë në fokusin e konferencës triditore Global Media Forum në Bon. Të hënën (20.6.) konferenca u hap në prani të mbi 1000 të ftuarve nga e mbarë bota.

Erik Bettermann: Mediat instrument për iluminizmin

Erik Bettermann: Mediat instrument për iluminizmin

"Ushqim apo karburant - Roli i medias në sigurimin e së drejtës për ushqimin". Apo "Kontrabanda me njerëz - T'i jepet fund një ndër format më të shëmtuara të krimit ndërkombëtar". Ose edhe: "Sulmet kibernetike (cyber) kundër organizatave të të drejtave të njeriut". Këto janë tri shembuj të një pakete prej mbi 50 veprimtarishë tematike në kuadë rtë Forumit të katërt Global Media në Bon.

Thorbjørn Jagland, drejtues i Komitetit të çmimit Nobel

Thorbjørn Jagland, drejtues i Komitetit të çmimit Nobel

Për tri ditë me radhë në Bon diskutohet për "Të drejtat e njeriut në botën e globalizuar - Sfidat për median". Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche-Welle-s Erik Bettermann përshëndeti të hënën (20.6.) mbi 1.000 të ftuarit nga e gjithë bota dhe tërhoqi vëmendjen për luftën, që po zhvillojnë njërezit në Siri dhe në Libi për të arritur më shumë liri dhe vetëvendosje. Pikërisht duke iu referuar transformimeve në botën arabe lidhja e medias dhe të drejtave të njeriut është mëse evidente, siç theksoi Bettermann: "Mediet mund të jenë një instrument i fuqishëm për realizimin e të drejtave të njeriut: Ato mund të shërbejnë si një urë informative dhe si instrument për iluminizmin. Mediat sociale - në radhë të parë Facebook, Twitter dhe Blogs kanë dhënë impulse të reja. Ato janë motori dhe katalizatori komunikativ i lëvizjeve të protestës."

Të drejtat e njeriut qëndrojnë mbi ligjin

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, në fjalimin e tij në hapje të Global Media Forum theksoi diçka thelbësore, ai i cilësoi të drejtat e njeriut "si forca transformuese në histori". Jagland është njëkohësisht edhe drejtues i Komitetit të Çmimit Nobel. Të drejtat e njeriut bazohen në dinjitetin e njeriut dhe nuk duhet të vendosen prej qeverive: "Këto të drejta janë të drejta natyrore. Ato qëndrojnë mbi ligjin. Liria është një liri e pakufizuar në kohë, pikërisht sepse dinjiteti njerëzor do të thotë, që njeriu mund të flasë dhe të shkruajë i lirë. Ne kemi lirinë e fjlaës, sepse jemi njerëz!"

Dunja Mijatović përfaqësuese për lirinë e medias në OSBE

Dunja Mijatović përfaqësuese për lirinë e medias në OSBE

E drejta për shprehjen e lirë të mendimit megjithatë nëpërkëmbet çdo ditë, vuri në dukje Dunja Mijatovic, përfaqësuese për lirinë e medias në OSBE. Ajo theksoi rolin e medias si syri dhe veshi i shoqërisë, që janë të domosdoshme për zhvillimin e shteteve. Por të jesh gazetar sot është në shumë vende një profesion i rrezikshëm: "Më lejoni të përmend një shifër: Në pesë vitet e kaluara në vendet e OSBE-së janë vrarë 30 gazetarë. Kjo në një kohë, që ne e cilësojmë organizatën tonë si 'klubi i demokracive'!"

Mijatovic vuri në dukje presionin ndaj aktivistëve të të drejtave të njeriut në Azerbajxhan. Në përgjithësi ajo tërhoqi vëmendjen ndaj përpjekjeve, që bëhen për ta vënë internetin nën kontroll.

Me tone vetëkritike u shpreh në hapje të Global Media Forum edhe drejtori i Agjencisë së BE-së për të drejtat themelore, Morten Kjaerum. Kjo agjenci hulumton situatën e të drejtave të njeriut brenda 27 vendeve anëtare të BE-së. Kjaerum përmendi si probleme mbledhjen e të dhënave në shtete të veçanta, qëndrimin ndaj refugjatëve në kufijtë e jashtëm të BE-së, në BE vazhdon të mos ketë barazi për homoseksualët dhe lesbiket, si dhe në Hungari nuk trajtohet si duhet minoriteti rom: "Në gjashtë vende të BE-së 40% e fëmijëve romë nuk shkojnë në shkollën fillore. Ndërkohë që e drejta e shkollimit është e ankoruar në Kartën e të Drejtave të Fëmijëve. Një krahasim: 98 % e fëmijëve të popullsisë shumicë ndjekin shkollën fillore."

Për mbështetjen e medieve të lira

Morten Kjaerum, drejtor i Agjencisë së BE-së për të drejtat themelore

Morten Kjaerum, drejtor i Agjencisë së BE-së për të drejtat themelore

Hans-Jürgen Beefelz, Sekretar Shteti në Ministrinë e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit, duke i vendosur në një kontekst median, shoqërinë civile, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin, e vuri theksin tek orientimi i ri i politikës gjermane të zhvillimit: "Me ndihmën e zhvillimit në vendet partnere ne nuk duam të arrijmë qeveritë, por njerëzit. Ministria federale angazhohet për forcimin e shoqërisë civile dhe për qeverisjen e mirë. Kjo përfshin edhe mbështetjen e medieve të lira."

Media e lirë dhe shumëllojshme është "një aleate e lirisë", u shpreh politikani për zhvillimin duke cituar kështu ish-ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Hans-Dietrich Genscher.

Autor: Matthias von Hein /Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Angjelina Verbica