1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Rritje rrogash në Kosovë?

Përfaqësues të zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë, thonë se institucionet kosovare kanë në dorë planifikimin për rritje pagash dhe shpenzimesh nga buxheti i Kosovës, mirëpo ato duhen bërë në marrëveshje me FMN.

default

Kryeministri i Kosovës në largim Hashim Thaçi, pak para zgjedhjeve mori disa vendime për rritjen e pagave të punonjësve në Kosovë, atyre që paguhen nga buxheti i Kosovës. Këto vendime për rritje pagash, sipas kryeministrit Thaçi, do të hyjnë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm. Rritja e pagave do të përfshijë arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme, administratën shtetërore dhe policinë.

“Ne kemi bërë shumë investime kapitale gjatë tri vjetëve të shkuara, ndërsa tash jemi zotuar që të rrisim mirëqënien e qytetarëve dhe në kuadër të kësaj, kjo nënkupton rritjen e përgjegjësive për pagat e të gjithë të punësuarve në Republikën e Kosovës. Ky zotim është vendim”, thotë kryeministri Thaçi.

Ndërkohë zëdhënësi i zyrës civile ndërkombëtare, Kai Muler Berner, zyrë kjo e cila mbikqyr pavarësinë e Kosovës, i tha DW-së nëpërmes postës elektronike se është në dorë të institucioneve të Kosovës që të marrin angazhime për shpenzime publike. Mirëpo, kjo zyrë i tërheq vërejtjen qeverisë së Kosovës që të ketë parasysh marrëveshjen me FMN, e cila specifikon qartë se çdo planifikim për rritjen e të ardhurave dhe shpenzimeve, duhet bërë duke ulur diku tjetër shpenzimet.


Rrogat e policëve pritet të rriten

Rrogat e policëve pritet të rriten

Ekspertët e ekonomisë, thonë se pagat e punonjësve kosovare mund të rriten deri në një masë të vogël edhe pse mundësitë janë mjaft të kufizuara. Kështu thotë për programin tonë, Ibrahim Rexhepi, ekspertë i ekonomisë: "Mundësitë janë të kufizuara, por jo të pamundshme. Një version i buxhetit të Kosovës është harmonizuar me FMN, mirëpo akoma është i pamiratuar. Çka do të thotë se ai buxhet do të jetë dokumenit i parë që do ta shqyrtojë qeveria e ardhshme, do të thotë se ka mundësi për rishikim dhe për gjetjen e atyre mundësive për rritjen e pagave të punonjësve civilë. Mbështetja kryesore për rritjen e pagave mund të jetë nga zvogëlimi i informalitetit, që do të thotë një rritje shumë më e madhe e të hyrave nga admistrata tatimore dhe nga doganat e Kosovës që së paku në muajt e fundit janë treguar se janë në rritje të vazhdueshme”, thotë Ibrahim Rexhepi.

Por, ligjërisht a lejohet rritja e pagave nga fillimi i vitit të ardhshëm kur buxheti nuk është miratuar nga kuvendi i Kosovës. Për këtë çështje Ibrahim Rexhepi, thotë. “Nëse në janar apo shkurt të vitit të ardhshëm hyjmë pa buxhet të miratuar, ekziston shuma e mjeteve të caktuara që agjencitë buxhetore e kanë në dispozicion, por kjo nuk nënkupton edhe rritjet”, thotë Ibrahim Rexhepi.


Ndryshimet në buxhet duhen bërë në përputhje me FMN

Ndryshimet në buxhet duhen bërë në përputhje me FMN

Në marrëveshjen e qeverisë së Kosovës me FMN- e cila është publike në faqen zyrtare të ministrisë së ekonomisë dhe financave, thuhet qartë se komplet shpenzimet për paga gjatë vitit 2011 nuk guxojnë të tejkalojnë shumën prej 7.4 për qind të GJDP-së së Kosovës. Sipas kësaj marrëveshje, Kosova nuk guxon të shpenzojë më shumë se 300 deri 350 milionë euro për paga. Sipas ekspertëve të ekonomisë, vendimi i kryeministrit për rritjen e pagave për arsimtarët 50 përqind dhe për administratën 30 përqind, shton shpenzimet e buxhetit edhe për 50 milion euro që në total e rrit shifrën në 400 milion euro shpenzime për paga. Sipas ekpertëve të ekonomisë kjo tejkalon shifrën prej 7.4 për qind të lejuar nga FMN-ja në shpenzimet e pagave në sektorin publik.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 07.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QRH7
  • Data 07.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QRH7