1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rritje masive e radioaktivitetit në Fukushima - demonstratë anti atomike në Tokio

Radioaktivitet i shtuar në masë të madhe në centralin japonez të dëmtuar Fukushima bëri që të dielën (27.03.) personeli të evakuohej me shpejtësi. Pakënaqësia për menaxhimin e krizës nga qeveria japoneze është rritur.

Centrali atomik Fukushima

Centrali atomik Fukushima

Nga reaktori i dëmtuar rëndë numër 2 në centralin atomik Fukushima të dielën (27.03.) doli ujë me sa duket i infektuar në mënyrë ekstreme me radioaktivitet. Shkalla e kontaminimit ka qenë 10 herë më e lartë se sa radioaktiviteti i ujit në një reaktor që funksionon normalisht, u tha. Shkaku i mundshëm është një bërthamë reaktori e paizoluar. Një pjesë e punonjësve u dërgua përkohësisht në siguri, bëri të ditur agjencia e lajmeve Jiji.

Gjithnjë e më tepër ujë i helmuar radioaktiv rrjedh me sa duket në det. Në testet që iu bënë ujit 300 metra në jug të centralit atomik, vlerat e jodit radioaktiv qenë 1.850 herë mbi vlerën normale, tha zëdhënësi i autoriteteve japoneze të sigurisë atomike, Hidehiko Nishiyama. Por përballë shpërbërjes relativisht të shpejtë të jodit radioaktiv dhe përhapjes së tij në det- kjo nuk paraqet rrezik për shëndetin:

"Edhe herën tjetër e bëra të qartë, kur u kapërcye niveli 1250. Tani kemi arritur nivelin 1850. Do të kishte qenë më mirë, sikur niveli të kishte qenë më i ulët dhe natyrisht që nuk është mirë që vlerat rriten pa pushim. Por kur vjen fjala për pasojat, puna nuk paraqitet shumë më keq."

NO FLASH Japan Strahlenbelastung

Japonezëve po u humbet durimi

Japonezëve, përndryshe të qetë dhe të duruar ngadalë po u humbet durimi përballë paaftësisë së autoriteteve për ta vënë gjendjen në kontroll. Qindra vetë demonstruan të dielën (27.03) në qendër të Tokios dhe kërkuan braktisjen e energjisë atomike.

Që prej katastrofës në centralin atomik Fukushima, lëvizja antiatomike japoneze mori mbështetje të fortë, tha zëdhënësi i saj, Toshiriho Inoue:


"Që prej incidentit në reaktorin atomik njerëzit shtrojnë pyetjen, nëse na nevojitet me të vërtetë energjia atomike. Dhe ne shpresojmë se në këtë mënyrë do të vëmë në rrugë të mbarë shkëputjen nga energjia atomike."

Sipas vlerësimit të shefit të Organizatës Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore IAEA, Yukia Amano, rreziku në Fukushima në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet i frenuar. Vërtet që pas rivendosjes së furnizimit me energji elektrike për reaktorin bërthamor ka disa sinjale pozitive, tha Amano në një intervistë me "New York Times". Por përballë masave të shkatërrimit, situata emergjente mund të zgjasë me javë dhe me muaj.

Autor: Bernd Musch-Borowska/ Auron Dodi

Redaktoi:Aida Cama

  • Data 28.03.2011
  • Fjalët kyç Fukushima
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10iJE
  • Data 28.03.2011
  • Fjalët kyç Fukushima
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10iJE