1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Rritje e ekonomisë në Maqedoni?- Ekspertët skepticistë

Ekspertët ekonomik në Maqedoni kanë shprehur dyshime për paralajmërimet e qeverisë se gjatë vitit të ardhshëm pritet një rritje prej 4.5 për qind të ekonomisë së vendit.

Pamje nga Maqedonia

Pamje nga Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2012 sipas të cilit rritja ekonomike parashikohet të jetë 4.5% me një inflacion rreth 2.5%. Pritje joreale për ekonominë e Maqedonisë, ky është konstatimi i analistëve dhe biznesmenëve të vendit. Përkundër krizës ekonomike në Greqi që ka filluar të përhapet edhe në vendet tjera te eurozonës, qeveria e Maqedonisë nuk heq dorë nga planifikimi për një ritje ekonomike. Për opozitën propozimi i buxhetit për vitin e ardhshëm është jo real sepse nuk janë marrë seriozisht parametrat ekonomik të vendit.

“Një buxhet i tillë është vështirë të realizohet meqë ka paralajmërime serioze se Evropa gjendet para një krize të re ekonomike. Është jo reale rritja ekonomike, sepse qeveria edhe këtë vit ka nevojë për plotësimin e buxhetit”, thotë Marijanço Nikollov nga socialdemokratët opozitarë.

A mund të ketë pasoja për Maqedoninë kriza në eurozonë?

Dimitar Bogov, Guvernatori i Bankës Qëndrore në Maqedoni

Dimitar Bogov, Guvernatori i Bankës Qëndrore në Maqedoni

Skepticizëm për planifikimin e rritjes ekonomike ka shprehur edhe Gurvernatori i Bankës Popullore Dimitar Bogov i cili njëherësh ka rikujtuar pasojat që mund ti ndjejë Maqedonia nga kriza ekonomike evropiane.

“Kriza në eurozonë është serioze ndaj mund të presim përshkallëzim edhe me krizën e borxheve. Ka paralajmërime edhe për recesion dhe e gjitha kjo do të reflektohet edhe në Maqedoni, prodhimtaria do të ulet, eksporti gjithashtu, ndërsa pasoja mund të ketë edhe ndaj kredive”, vlerëson guvernatori Bogov.

Në kushte të krizës evropiane është optimizëm i tepruat të planifikohet rritje ekonomike në Maqedoni thotë eksperti për çështje ekonomike Risto Gushterov. Derisa sa ekonomitë evropiane po ndërmarrin masa për tu mbrojtur nga efektet e krizës, në Maqedoni merren me iluzione.

Ekspertët: Iluzion rritja e ekonomisë së Maqedonisë në 4,5%

Risto Gusterov, ekspert maqedonas për ekonominë

Risto Gusterov, ekspert maqedonas për ekonominë

“Shtetet më të fuqishme evropiane si Gjermania, Franca tashmë po bëjnë korigjime të pritjeve të ekonomive të tyre, ndërsa qeveria e Maqedonisë paralajmëron rritje të ekonomisë prej 4.5%, është kjo iluzion”, thotë Gushterov.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperendimore, Menderez Kuqi thotë se edhe sikur të ketë rritje ekonomike ajo do të mbetej nën hijen e inflacionit. Sipas tij qeveria duhet të ketë një plan B në rast se nuk realizohen parashikimet e buxhetit për vitin e ardhshëm.

“Qeveria duhet të përgatitet në atë mënyrë që nëse ndodh mw e keqja të ketë alternativa të tjera. Është një dritë e kuqe që na sinjalizon që të mobilizohemi dhe të mos lëshohemi në prononcime dhe avantura jashtë asaj që na ofron një rehati neve”, thotë Menderez Kuqi.

Deri sa qeveria e Maqedonisë planifikon ritje ekonomike nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikojnë që gjatë vitit të ardhëshëm, ekonomia e Maqedonsë të shënon rënje reth 2.4%.

Autori: Fatos Musliu

Redaktoi: Mimoza Kelmendi